Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, ka thënë se sivjet, përveç që do të shënohet 40 vjetori i këtij seminari të rejat tjera mund të dalin vetëm nga kumtesat që do të prezantohen, gjë që ndodh çdo herë, derisa i gjithë planifikimi është pothuajse i ngjashëm me vitet tjera.
Temat e seminarit, sipas Rugovës janë “Gjuha shqipe dhe ideologjia”, “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, “200 vjetori i lindjes së Jeronim De Radës” etj.
Ndërkohë, edhe sivjet do të marrin pjesë rreth 100 seminaristë pasi kaq ka kapacitet edhe seminari.
Kurse, të gjithë pjesëmarrësit do të akomodohen në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Sivjet është Seminari i 33-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare i cili do të zgjas deri më 30 gusht.

















