Universitetet publike do të shpallin sot listat përfundimtare të maturantëve fitues të raundit të parë. Pas ankimimeve, nis regjistrimi në degët përkatëse. Maturantët do të zgjedhin vetëm një degë dhe më pas, vendet vakante do të publikohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve më 23 shtator.
Pas këtij publikimi, maturantët mund të aplikojnë sërish duke plotësuar formularin me 10 preferenca dhe duke i hapur udhë raundit të dytë.
Listat paraprake të fituesve të fazës së dytë do të shpallen më 6 tetor. Një javë kohë do të jetë për ankimimet dhe më 12 tetor, shpallen fituesit. Pas kësaj date, vendet bosh do të plotësohen nga universiteti sipas radhës.















