“Që kur isha 6 vjeçe, njerku nisi të më prekte në vende të turpshme. Më pas më ka përdhunuar.”
Ky është rrëfimi i dhimbshëm i vajzës 12 vjeçe të Selvie Yzeirajt, që çoi në arrestimin e nënës së saj dhe të burrit me të cilin jetonte, Ilmi Hoxhajt, dje në fshatin Mbyet të Fierit.
12-vjeçarja, në prani të psikologut, ka vazhduar: “I tregova nënës se çfarë kishte ndodhur, por ajo vetëm më kërkoi të mos i thosha njeriu. Ndërkohë që njerku gjatë këtyre viteve më ka përdhunuar sistematikisht, edhe pse nëna e dinte. Madje, në sy të saj, ai më prekte vazhdimisht.”
Ngjarja tronditi opinionin publik për faktin e tmerrshëm se nëna ishte në dijeni të këtij abuzimi me fëmijën e saj dhe e pranonte të ndodhte prej 6 vjetësh!
Mësohet se vajza e abuzuar që në moshë të hershme, shkruan Panorama, i ka treguar fillimisht shoqes së saj më të ngushtë se çfarë ndodhte brenda shtëpisë së njerkut të saj. E mitura ishte ngarkuar psikologjikisht pasi nuk mund ta duronte më abuzimin e njerkut 52-vjeçar, veprim që sa vinte dhe intensifikohej.
Mjekët që kanë asistuar në vizitën e së miturën bënë të ditur se ajo vinte mjaft e imët në trup dhe përdhunimet e vazhdueshme i kanë shkaktuar dëmtime serioze fizike. Pikërisht për këtë shak vajza ka kërkuar ndihmën e shoqes së saj. Ajo ka qënë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fizike kur ka kërkuar ndihmë, ç’ka ka vënë në alarm personat madhorë që kanë mësuar historinë e saj dhe më pas është sinjalizuar policia.