Skocezët në shtator të vitit 2014 kanë votuar 55.3 për qind për të qëndruar në Britani të Madhe, por tani po përpiqen për një referendum të dytë që Skocia të pavarësohet.
Në referendumin britanik që u mbajt më 23 qershor, rezultoi se 52 për qind të qytetarëve kanë votuar për Brexit, ndërsa në Skoci 62 për qind votuan për të qëndruar në BE.
Në rrugë kishin dal rreth 3- 4 mijë demonstrues.
Kryeministrja e Skocisë, Nikola Stardzon tha se çështja e referendumit për pavarësinë e Skocisë do të jetë përsëri “në tavolinë”.
“Nëse kemi parasysh se interesat tona nuk mund të jetë të mbrojtura në kuadër të Mbretërisë së Bashkuar, pavarësia e skocezëve duhet të jetë një nga opsionet e mundshme”, tha ajo më pas.
Megjithatë, në anketën e fundit atje doli se vetëm 47 për qind e skocezëve janë për tu pavarësuar.
























