Në një bisedë me Anadolu Agency (AA) Ursiç, përndryshe një nga kryetarët më të rinj të komunës në Kroaci, tha se ka shumë plane për komunën të cilën e udhëheq, por në fillim kishte ulur pagën e tij, hoqi shpenzimet e udhëtimit dhe ka rritur ndihmat për të posalindurit.
“Është e vërtetë se kemi miratuar shumë masa shtrënguese dhe kështu do të vazhdojmë. Kemi reduktuar shpenzimet reprezentative me 70 përqind, kemi ulur koston e telefonave celularë, kemi hequr shpenzimet e ardhjes dhe shkuarjes në punë, kemi rishikuar të gjitha kontratat ekzistuese dhe kemi kërkuar kushte më të mira. Me modernizimin e ndriçimit, kalimi në teknologjinë LED, ne kursejmë 500.000 kuna në vit (rreth 67.000 euro). Megjithatë, dua të theksoj se masat shtrënguese janë vetëm zgjidhje afat-shkurte”, tha kryetari i komunës, Ursiç.
Ai theksoi se për Komunën janë shumë të rëndësishme investimet në objektet e reja që do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe brezave të ardhshme.























