Festivalit Ndërkombëtar të Studentëve për Film dhe Teatër “SKENA UP”, ka shpallur emrat e dy jurive për edicionin e 12-të të festivalit.
Dramaturgu dhe shkrimtari amerikan Harold Apter, regjisorja kosovare Kaltrina Krasniqi dhe shkrimtarja nga Shqipëria Natasha Lako përbëjnë jurinë e filmit. Ata që do të kenë barrën e vlerësimit të filmave që sivjet është e përmbledhur në vetëm një program: konkurrenca ndërkombëtare në të cilën për herë të parë sivjet hynë edhe filmat e studentëve kosovarë dhe atyre nga Shqipëria.
Ndërsa në jurinë e teatrit sivjet janë aktori rumun Catalin Jugravu, aktori dhe muzikanti Dirk Rademacher dhe dramaturgia kosovare Fjolla Hoxha.
Juria e Teatrit do të vlerësojë shfaqjet konkuruese të cilat garojnë për çmimet: “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë”.
Ndërsa si zakonisht çmimi ADRIANA për aktoren më të mirë edhe sivjet do të ndahet nga Teatri Dodona.
E juria e programit të filmave do të jap vlerësimet e veta për çmimet: “Filmi më i mirë i luajtur”, “Filmi më i mirë dokumentar” dhe “Filmi më i mirë i animuar”.


















