“Kryeministri Mustafa tha se nuk do të ishte problem i madh nëse muri shkurtohet dhe i vendoset edhe një shkallë kapur tij. Ky qëndrim i tij dhënë zyrtarëve evropianë ka alarmuar disa ambasadorë të akredituar në Prishtinë të cilët të martën gjatë ditës kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për tu informuar nëse qëndrimi i tij përfaqëson qëndrimin e shtetit. Por ky qëndrim gojor i kryeministrit po shihet si pranim i faktit të ndërtimit të murit”, ka thënë një zyrtar qeveritar.
Për këtë qëndrim të Mustafës, disa ambasadorë të akredituar në Kosovë kanë kërkuar qëndrime edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Siç kanë treguar burime të lajmi.net brenda këtyre institucioneve, Thaçi e Veseli u kanë thënë të martën disa ambasadorëve dhe zyrtarëve evropianë se qëndrimi gojor i Mustafës është i papranueshëm dhe për këtë do të kërkojnë sqarime ditëve në vijim nga vet Mustafa.
Mësohet se diplomatët perëndimorë janë duke e testuar lidershipin e institucioneve të Kosovës nëse do ta pranojnë si të mirëqenë faktin e bërë nga serbët e veriut lidhur me murin e ngritur.
Mësohet se gjatë ditës,ka pasur edhe biseda telefonike mes krerëve shtetëror të Kosovës dhe zyrtarëve evropianë në Bruksel.






















