Ky është postimi i plotë i Limajt në Facebook:
“Çfarë hipokrizie, muri po ndërtohet, ndarja e qytetit po thellohet dhe formalizohet.
Edhe atë që po e shohin para syve të tyre banorët në Mitrovicë dhe çdo qytetar i Kosovës, këta pushtetarët po u thonë banorëve atje dhe gjithë neve, mos shikoni çka po ndodh, por dëgjona neve se çfarë jemi duke thënë.
Muri po ndërtohet për shkak të marrëveshjeve të juaja të fshehta.
Këtu ka peshë simbolika ndarëse e murit, jo gjerësia, as lartësia.
Shkoni e hudhne atë mur e leni mashtrimet tuaja të zakonshme!”, shkruan ai.























