Mijëra mesazhe dashurie, telefonata janë dërguar nga gjyqtari Shyqyri Çobo në adresë të kësaj gruaje e cila e denoncoi. Sot ai po hetohet nga prokuroria për ngacmime ndaj kësaj gruaje 32-vjeçare. Por, ka habitur kërkesa e tij, ai kërkon të ballafaqohet ballë për ballë me këtë grua.
Gjyqtarit siç duket nuk i ka kaluar akoma fiksimi me të renë që ishte në prag divorcimi, prandaj kërkon një ritakim.






















