Pajisja përgjuese e Policisë së Shtetit ‘IMSI CATCHER’ ka hyrë në tre burgje në mënyrë të paligjshme duke përgjuar të burgosurit.
Prokuroria ka mësuar se makina tip BMË që mbante këtë aparaturë ilegale ka hyrë në burgun 302 në Tiranë, në burgun e Fushë Krujës dhe në burgun e Peqinit.
Në këto burgje janë monitoruar dhe u janë përgjuar celularët disa të dënuarve që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafik droge dhe jepnin urdhra nga qelia, apo persona të tjerë që kryenin veprime korruptive në sistemin e drejtësisë.
Nga kqyrja e regjistrave nga ana e organit të akuzës, rezulton se makina me pajisjen përgjuese kishte hyrë në ambientet e burgjeve me lejen e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto.
Automjeti drejtohej nga përgjegjësi i IT në qendrën e Forcave Operacionale, Entiol Xhelilaj, i cili është nën arrest shtëpie. Ai dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skandal mashtruan për të hyrë në burgje, duke thënë se aparatura shërben për monitorimin e ajrit.
Ndërkaq, Prokuroria thekson se nuk dhënë asnjë leje për të kryer përgjime në burgje, ndërsa vijon hetimet me intensitet për të këtë çështje.















