Për këtë qeveri është bërë zakon roli i zjarrëfiksit, pra i atij që vrapon pasi flaka bën kërdinë. Kështu vepron policia me kriminelët pasi vrasin. Kështu veprom administrata me nënpunësit që kapen duke vjedhur. Kështu veproi ministrja e arsimit kur një drejtoreshë në Lushnje u kap duke merrë para për të punësuar mësues. Po kështu veproi ajo edhe kur u morr vesh se badigardi i saj kërkonte 3 mijë euro për të dhënë një vend pune.
Po nuk mbaron këtu. Më sa duket Lindita Nikolli e ka shndëruar në kredo të saj këtë sjellje. Sot, pas zbulimit të skandalit ku administratorja e kopshit “Diren” dhunontë një fëmijë 3-vjeçar, Nikolli i ka bërë thirrje prindërve të kujdesen që mos i çojnë fëmijët në kopshte të paliçensuara.
Pra sipas kësaj logjike faji është i përindërve që nuk kontrollojnë liçencat dhe jo i kësaj qeverisjeje ku përdoren dy standarte : nga njëra anë burgosen varfanjakë, për një çati pa leje apo për pak lekë mospagim energjie, dhe nga ana tjetër lulëzojnë biznese sensibël, si ai i kopshtefe të fëmijëve pa liçensë.
Në njëftimin e sotëm znj Nikolli, i ftonte prindërit të shikonin faqen e ministrisë së saj :Ftojmë të gjithë prindërit që kanë fëmijët në kopshte private, të bëjnë verifikimin e statusit të institucionit parashkollor në: www.arsimi.gov.al.
Por ajo nuk mbante asnjë përgjegjësi dhe nuk shprehte asnjë keqardhe që në periudhën e Rilindjes vazhdojnë të ndodhin të tilla monstruozitete në vendet ku duhet të edukohen fëmijët.
Në këtë pikë po, ministrja është në frymën e Rilindjes : Sukseset (megjithëse të pakta) janë tonat, ndërsa fajet të tjetërkujt.
















