Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve të bisedohet me Vetëvendosjen për të arritur ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.
“Proceset pas zgjedhjeve mbete të hapura dhe ne mbesim të hapur për të biseduar më Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa të enjten në një konferencë për media.
Ai ka folur edhe për listën e deputetëve të kësaj partie për të cilën është shprehur se do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
“Ne sot kemi Këshillin e Përgjithëshëm dhe do t’i diskutojmë emrat e LDK-së, por ne do të vendosim për emrat e njerëzve tanë, presim që të kemi propozimet edhe nga partneret tanë”, ka thënë Mustafa,njofton lajmi.net.
Gjatë ditës së mërkurë LDK dhe Vetëvendosje kanë zhvilluar takime për një marrëveshje që në zgjedhjet e 11 qershorit të hynë së bashku.






















