Policia ka njoftuar se, në fshatin Komogllavë të Ferizajt para pakë ditësh një qytetarë ka raportuar se përmes rrjetit social ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar mashkull K-Shqiptar , i njëjti ka dërguar një foto ku i dyshuari vërehej me një armë në dorë.
Njësit policor pas hetimeve të zhvilluara, me datë 17.05.2017 me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazur.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka raportuar se arma është pronë e një të dyshuari mashkull K-Shqiptar.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuarit tjetër lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar si ‘kanosje’.






















