Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicë përbën një nga shtyllat e mbetjes së serbëve në Kosovë, transmeton Koha. net një shkrim të sotshëm të gazetës “Politika” të Beogradit.
Ai po ashtu ka thënë se nuk ka kurrfarë iniciativash për riorganizimin e tij dhe se pohimet tjera janë spekulime.
“Për fatin e UP-së (me seli në Mitrovicë), me përkrahje të Serbisë do të vendos vetëm bashkësia akademike, profesorët e studentët dhe ata që e përbëjnë këtë universitet” citon gazeta Gjuriqin.















