Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është sëmurë ka njoftuar përmes faqes zyrtare FSHF-ja.
Mbrojtësi i Kolnit do të mungojë kundër Luksemburgut. “Mërgim Mavraj nuk është ndjerë mirë pas ndeshjes me Austrinë. Për këtë arsye, stafi mjekësor i ka rekomanduar mbrojtësit sa më pak sforcim. Është vendosur që me të mbërritur në Luksemburg, ai të dërgohet për të bërë një rezonancë magnetike në një klinikë të specializuar. Vetëm pas përgjigjes së kësaj analize do të nxirret një konkluzion i plotë për gjendjen e tij”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.














