Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, zhvillon ditën e sotme në vizita e takime në Prishtinë dhe Shkup. Siç informojnë nga MPJ austriake, diplomati austriak gjatë vizitës në Shkup dhe Prishtinë do përcjellë porosinë se Vjena zyrtare edhe këtë vit pret progres në reformat dhe se dinamika e reformave nuk duhet të ndërpritet.
Në Kosovë, Kurz do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Skrender Hyseni dhe me presidenten kosovare Atifete Jahjaga, ku pritet të bisedojnë edhe për “xhihadizmin dhe radikalizmin në Ballkanin Perëndimor”.
Pas Kosovës, Kurz do të arrijë për vizitë dyditore në Maqedoni, ku do të realizojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Poposki.
Shefi i diplomacisë austriake është parashikuar të takohet edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me nënkryetaren e LSDM-së, Radimila Shekreinska.















