Dy banorët e zonës së Shtërmenit në Elbasan kanë bërë kallëzimin për arkëtaren e Postës Shqiptare, pasa të dy rezultonin debitorë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe pse i kanë paguar faturat e energjisë. Dy qytetarët kanë deklaruar se i kanë paguar faturat e energjisë elektrike, ndërkohë që rezultojnë debitorë që prej vitit 2010.
Ndërkohë Policia e Elbasanit ka bërë me dije se po vijohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre dhe vjedhja duke shpërdorur detyrën”.
















