• Latest
  • Trending
  • All

Si ua shkel Edi Rama dinjitetin qytetarëve sa herë që u flet- Nga Jeta Dedja

06/12/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Si ua shkel Edi Rama dinjitetin qytetarëve sa herë që u flet- Nga Jeta Dedja

06/12/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, Opinion, SHQIPERIA

Çdo ditë luhet me dinjitetin e njeriut dhe shumë pak ndalen seriozisht në të. Janë skena që ndodhin para syve tanë, nga njerëz që kanë njëfarë pushteti, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për atë politik. Çdokush që ka një pozicion dominant në familje, shoqëri, komunitet e jetë publike ka riskun e madh që të shkelë dinjitetin e dikujt, dashur ose padashur (megjithëse unë nuk i besoj padashjes). Përmes përdorimit të fyerjeve, etiketimeve, stigmave, talljeve, pseudo-humorit, nënçmimeve njerëzit cënojnë atë që quhet dinjitet.

Çfarë është dinjiteti? Gjendja apo ndjenja që kemi ose përjetojmë për shkak të vlerave që ia dimë vetes dhe që kemi dëshirë t’i shfaqim e presim që të tjerët të na i respektojnë. Të qenët i nderuar ose vlerësuar nga të tjerët dhe të paturit vetë-respekt thonë fjalorë të ndryshëm. Do të thotë se njeriu, pavarësisht çdo diference me të tjerët, gëzon vlera të padiskutueshme. Çdokush që vë në lojë, tallet, dhunon, përbuz, përçmon dikë, nëpërkëmb fillimisht dinjitetin e personit. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u theksuar sepse prej shkeljes së dinjitetit rrjedhin gjithë pasojat e tjera negative që i ndodhin njeriut në jetën e tij kryesisht sociale e emocionale. Madje për të mbrojtur nderin e dinjitetin, njerëzit përgjatë historisë kanë ndërmarrë masa nga më ekstremet. Kjo për të treguar sesa rëndësi ka dinjiteti për jetën e njeriut.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Por a e di këtë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kur në mënyrë të përsëritur e të paprecedentë dhunon dinjitetin e individëve që për një arsye të caktuar i gjenden përballë dhe komunikojnë me të? Ja për shembull, këto ditët e katastrofës natyrore, kur kryeministri nuk pati turp të bënte shoë në kurriz të fatkeqëve, një burrë i shqetësuar i formuloi një ankesë sipas mënyrës së tij. Dhe ç’bëri Edi Rama do thoni ju? Sigurisht që u tall, baltosi dinjitetin e të vuajturit dhe si një palaço i oborrit të tij, gajasi ndjekësit e nënshtruar. Gjithë mediat e transmetuan. Burri i panjohur si pasojë e objektifikimit të tij nga kryeministri bëri xhiron e rrjetit. Tjetër rast, një grua i shpreh admirim, kryeministri sërish tallet, pasi humor nuk di të bëjë, duke e paralajmëruar se mos e sheh burri nga ekrani. Ç’donte të thoshte Edi Rama në këtë rast? Sërish objektifikoi individin duke ia përdhosur dinjitetin, dhe sërish videoja me zonjën, për shkak të kryeministrit po bën xhiro në rrjet.

Këtë punë bën rregullisht Rama edhe në Facebook. Nëse bëni një vëzhgim të shpejtë të përgjigjeve të tij, do të konstatoni ironi, sarkazëm, batuta me gjurmë narcisismi, përgjigje me njolla personaliteti histrionik, reagime me tipare anti-sociale.  Të gjitha i bashkon përçmimi i atyre që nuk janë në rrjedhën e tij. Pra Edi Rama nuk di të respektojë diferencën, nuk di të vlerësojë e të dallojë njeriun si qënie nga opinioni i tij. Pavarësisht të qeshurave që i vishen këtyre rasteve, ato përfaqësojnë qartazi mosrepektimin e diferencave mes njerëzve dhe shtypjen e tyre akoma edhe më shumë në shtresën që u takon –të nënshtruarit, të shtypurit, të tjerët. Edhe në rastet kur sforcohet të respektojë kamarierin shqiptar në Itali, sërish i drejtohet si “lac lagjeje” “O figurë” dhe pa i marrë leje tjetrit e objektifikon sërish përmes kameras dhe e poston në rrjete sociale. Pra Edi Rama nuk do, nuk pranon kurrsesi t’i trajtojë njerëzit si qënie dinjitoze dhe të pavarura prej qëllimeve të tij.

Më e rënda fare është kur Edi Rama ndërvepron me fëmijët. E bëri për të qarë një djalë të vogël kur i tha “Mos ma drejto mua automatikun”. Kryeministri ka vështirësi të konsiderojë moshën e fëmijës, lodrën e tij, si dhe kontekstin. Ai thjesht synon të bëjë për të qeshur audiencën, pa menduar aspak se po shkel mbi dinjitetin dhe personalitetin e një vogëlushi. Ai i jep të drejtën vetes të vendosë se çfarë duhet të bëjë djali i vogël, të ikë apo t’i ulet në prehër sulltanit të madhërishëm. E bën këtë pa i marrë leje fëmijës, por si një sadist par exellence, e objektifikon fëmijën në publik, bashkë me lotët e tij të pastër.

Dhe kështu, kryeministri i Shqipërisë, fatkeqësisht nuk ndalet. Ai nuk ua mbron dinjitetin shtetasve të tij, siç detyra ia kërkon, përkundrazi ua dëmton rëndë. Ai ushtron përçmime, tallje, etiketime, bullizëm jo vetëm ndaj individëve por edhe komuniteteve gjithashtu. Ai marxhinalizon mediat dhe gazetarët duke i quajtur kazan, marxhinalizon aktivistët duke tentuar t’ua zhvlerësojë figurën përmes akuzave të pabaza. Por a e ka lexuar kryeministri kushtetutën e vendit të tij, nenin 3 ekzaktësisht sipas të cilit, dinjiteti i njeriut bën pjesë tek ato shtyllat kryesore të shtetit të cilat janë të detyrueshme të respektohen dhe mbrohen? Pra, do/s’do kryeministri, i pëlqejnë apo s’i pëlqejnë bashkëqytetarët e bashkëfshatarët e tij duhet të frenojë cinizmin dhe të shprehë përulje siç edhe ligji e detyron dhe feja e këshillon. Përndryshe, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, falë Zotit marrin fonde boll, duhet të solidarizohen e të formulojnë çështje gjyqësore kundër kryetarit të qeverisë shqiptare, i cili çdo ditë me prepotencën e njeriut të paditur e fodull shkel qëllimisht dinjitetin e shtetasve të tij.

©FlasShqip.ca

Previous Post

“Dyshoi se e tradhtonte”/ Si u ther me thikë nga burri për një mesazh shqiptarja në Britani

Next Post

Gjergj Fishta është nga Mirdita

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Gjergj Fishta është nga Mirdita

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.