• Latest
  • Trending
  • All

Gjergj Fishta është nga Mirdita

06/12/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjergj Fishta është nga Mirdita

06/12/2019
in Aktualitet

Dr. Rovena VATA

“Gjergj Fishta është nga Mirdita, shkruajnë “Shêjzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj, nga Monsinjor Zef Oroshi”

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjergj Fishta është nga Mirdita, shkruajnë “Shêjzat” e Ernest Koliqit dhe Martin Camaj, të cilët kanë botuar shkrimin e takimit të Monsinjor Zef Oroshit me Fishtën në Romë, në vitin 1939, ku vetë At Gjergj Fishta konfirmon:- “se është nga Mirdita, e trojet e të parëve nuk i ka shit, as nuk i ka fal”.

Intervistë nga Monsinjor Zef Oroshi:- At Gjergj Fishtën në Romë në vitin 1939, i cili deklaron origjinën nga Mirdita dhe Kol Pacin, në Domgjon të Mirditës, në vitin 1941, i cili deklaron dhe konfirmon të njëjtën dëshmi me Fishtën. Kol Paci ishte më i moshuari gjakut të familjes të origjinës të Fishtës në Domgjon, kur u intervistua në vitin 1941, prandaj Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës, Kol Pacin në shkrimin e tij. Shkrim i botuar në “Shêjzat” Romë, nen drejtimin e Prof. Ernest Koliqi, Dr. Martin Camaj, dhe P. Danjel Gjeçaj, të cilët ishin të gjithë miq të ngushtë me Monsinjor Zef Oroshin dhe promovuesit më të mëdhenj në atë kohë, të veprës dhe imazhit të At Gjergj Fishtës, disa prej të cilëve e kanë njohur dhe bashkëpunuar nga afër me Fishtën.

MONSINJOR ZEF OROSHI SHKRUAN: KUR I TREGOVA FISHTES SE ISHA NGA MIRDITA: -“EDHE UNË NGA AI VEND JAM-THA-FISHTA-E TROJET E TË PARËVE, NUK I KAM SHITË AS FALË”. (1939) Të njëjtën dëshmi me At Gjergj Fishtën në vitin 1939, jep para Monsinjor Zef Oroshit edhe plaku i urtë dhe i mençur gjaku i familjes të origjinës të Fishtës, Kol Paci në Domgjon të Mirditës në vitin 1941, ku Monsj. Zef Oroshi e quan të parin e Fishtës Kol Pacin në shkrimin e tij, që e boton në revistën “Shêjzat” në Romë: “FISI IM-THA- KOL PACI-U THEMELUE NË FISHTË, NGA DY DJEM TË SHTËPIJËS S’IME, TË CILËT RANË SPARI N’ATË VEND TUE KERKUE VRRI PËR GJATË” -E PRA KTU I KANË TROJET E VJETRA E AS NJI SEND NUK E KAN SHITË AS T’EGER AS TË BUTË”. (1941) -Si më poshtë vijon dëshmia e plotë e Kol Pacit para Monsnj. Zef Oroshit, në vitin 1941, botuar në “Shêjzat” Romë, ku Zef Oroshi shkon dhe e takon në Domgjon Kol Pacin, në prezencë të Dom Nikoll Lulit, i cili shërbente në atë kohë pranë kishës të Domgjonit dhe kishës së Sh’markut në krahinën e Fanit në Mirditë. -«Fisi i im-tha- Kol Paci- u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». -“FISI IM-THA- KOL PACI-U THEMELUE NË FISHTË, NGA DY DJEM TË SHTËPIJËS S’IME,(bëhet fjalë per gjyshin e Fishtes, Simon Ndoc Paci, me kushririn e tij) – TË CILËT RANË SPARI N’ATË VEND TUE KERKUE VRRI PËR GJATË (ranë në Fishtë, për fushim e ushqim për bagtitë, shkaku i dimrit të acartë që mbante në Domgjon). -DISA VJET ERDHNE PËR VERIME, POR DIKUR E KEPUTNE.

(Disa vite gjatë verës, erdhi nga Fishta në Domgjon, gjyshi i Fishtës Simmon Ndoc Paci dhe familjarët e tij, por mbas disa viteve e këputen vatjen në Domgjon, shkaku i largësisë dhe vështërsive të asaj kohe). -VETEM NË ASA KOHË E MË SOT KEMI MBETË TË NDAMË, PA PLEQ E PA PLEQNI, (Gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, me familjaret e tij, nuk e ndanë gjakun as nuk ndan tokat e pronat, me gjakun e tyre në Domgjon, as me kanun dhe as me pleq apo pleqni, por i ndanë vështërsitë dhe problematikat e shumta në ato vite). -E PRA KTU I KANË TROJET E VJETRA E AS NJI SEND NUK E KAN SHITË AS T’EGER AS TË BUTË” bëhet fjalë për trojet e vjetra në Domgjon të Mirditës, ku ka lindur gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci, i cili u largu nga Domgjoni drejt Zadrimës në vitin 1800, së bashku me kushëririn e tij Llesh Paci, fillimisht ngritën stane në Zadrimë ku u vendosen për fushim për bagëtitë ku klima ishte më e butë, shkaku i dimrit të acartë, që mbante në ato vite në Domgjon, por pastaj u vendosen përfundimisht në Fishtë të Zadrimës, por trojet e tyre në Domgjon të Mirditës, as nuk i falen dhe as nuk i shiten. Pasi u vendosen në Zadrimë, gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci dhe kushërinjtë e tij disa vite në çdo pranvere e verë në shkuan Domgjon, te kulla e tyre, ku punonin dhe merrnin prodhim nga toka e tyre, që ishte dhe është një nga tokat me pjellore në Domgjon, por disa vite më vonë shkaku i largësisë dhe vështërsive të kohës u kufizuan lëvizjet Fishtë-Domgjon, por përsëri gjyshi i Fishtës dhe familjaret e tij, nuk i falen as nuk i shiten, pronat në Domgjon, por ja lan në mbikëqyrje kullën, dhe token, gjakut të tyre të familjes Paci në Domgjon të Mirditës, të cilët kishin të drejtë dhe amanet që ta punonin tokën e tyre, po jo ta shisnin apo ta falnin.

Familja Paci në Domgjon të Mirditës e ruajti me fanatizëm plot dy shekuj amanetin e gjakut të tyre në Fishtë të Zadrimës, dhe nuk i shiten as nuk i falen, trojet e tyre të origjinës. Në vendorigjinen e Gjergj Fishtës në Domgjon të Mirditës, sot e asaj dite janë të paprekura trojet e Kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, pra kan kaluar 219 vite nga viti 1800, nga dita kur gjyshi i Gjergj Fishtës, Simon Ndoc Paci dhe kushëriri i tij Llesh Paci, u larguan nga Domgjoni drejt Zadrimës, por trojet e tyre në Domgjon, janë të ruajtura me fanatizëm të paprekura, që nga themelet e Kullës ku lindi gjyshi i Fishtës, Simon Ndoc Paci, e deri tek toka e tyre, e cila është e njëjtë siç e kan lënë para 219 viteve, e pa transformuar dhe e patjetërsuar. Trojet ku lindi gjyshi i Fishtës Simon Ndoc Paci, janë të shtrira në vendin më të mirë në Domgjon të Mirdites, rrëzë gurrës shekullore të Domgjonit dhe rrëzë malit madhështor të Munelles. -Kol Paci, është i njohur nga komuniteti në Domgjon dhe krahinën e Fanit për urtësinë dhe mençurinë e tij, ka akoma pleq që e mbajnë mend, sepse ndërroi jetë në moshë të madhe, në vitin 1951. -Kol Paci ishte patriot e atdhetar i shquar dhe emri i tij me foto e përshkrim, ka qenë shumë vite në muzeun e Lezhës dhe në Muzeun e Domgjonit në Mirditë. Domgjoni i Mirditës, ka qenë ndër fshatrat e para në Shqipëri, që ka pasur muze të ndërtuar që në vitin 1973, nga nipi i Kol Pacit, historiani i shquar Mark Paci, i cili ka themeluar 5 (pese) muze, në Mirditë dhe Kukës dhe ka mbajtur lidhjet e gjakut me gjakun e Fishtës ne Zadrimë, në vitet e diktaturës kur dënoheshe po të promovoje veprat e Fishtës dhe po të deklaroje se je gjaku i tij. -Nipi i Kol Pacit, historiani Mark Paci lexonte veprat e Fishtës dhe mbante lidhjet e gjakut me familjaret e tij në Fishtë, përmes stërnipit të Fishtës Nik Toma, i cili ishte rapsodi i parë në Zadrimë dhe themeluesi i 5 (pesë), qendrave kulturore. -Pra është geni familjar i trashëguar i inteligjencës të familjes Paci, që do shquhen ndër vite e shekuj për kontributin e tyre historik e kulturor. Familja Paci është shquar për bujari, humanizëm, besë, trimëri, atdhetarizëm dhe për intelektualet e lindur në gen. -Kol Paci është axha i babës së atdhetarit Besnik Paci, i cili sot është kontribues i madh nga gjaku i Gjergj Fishtës, që po lobon dhe po i prinë nismave, për promovimin e imazhit të Fishtës, që nga Mirdita, Zadrima, Kosova dhe mbarë shqiptarinë e diasporën shqiptare, deri në New York SHBA, për ndërtimin e muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes në Fishtë të Zadrimës dhe ndërtimit e shtatores së Fishtës në vendorigjinë, në Domgjon të Mirditës, dhe në kryeqytetet shqiptare Tiranë, Prishtinë e deri në New York SHBA, në krah të historianit Paulin Zefi dhe mbarë atdhetareve nga mbarë trevat e diaspora. -Besnik Paci është zë i fuqishëm i gjakut të Fishtës, për domosdoshmërinë e ndërtimit të Muzeut të Fishtës, në trojet e e kullës ku lindi At Gjergji i Kombit, në Fishtë të Zadrimës, troje që fatkeqësisht janë përfituar padrejtësisht, me anë të mashtrimit e falsifikimit, nga një familje në Zadrimë, që vite pengojnë ndërtimin e Muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes. -I ati i Besnik Pacit, Frrok Paci, nip i Kol Pacit, ka mbajtur lidhjet e vjetra me gjakun e tij në Fishtë, deri në momentet e fundit të jetës të tij, përmes nipit te Gjergj Fishtës, Lazerit të Ndue Lekes (gjyshi i Lazerit është vëllai i At Gjergj Fishtes, Leka i Ndok Simon Ndoc Pacit).

SHKRIMI I PLOTË I MONSINJOR ZEF OROSHIT “TUE PËRKUJTUE FISHTËN” BOTUAR NË ROMĒ, NË REVISTEN “SHEJZAT”.

*Më poshtë vijon shkrimi i Mons. Zef Oroshit, në revistën “Shêjzat”, 1-2, Romë, 1962, f.21. “Tue përkujtue Fishtën”, nga Mons. Zef Oroshi. Të dashtunit Prof. Ernest Koliqi, P. Danjel Gjeçaj e Dr. Martin Camaj. “Dishroj të ju falnderoj për grishjen dhe për shënimin e emnit tim në Komitetin e nderit me rasën e «Perkujtimit» të Poetit tanë Kombtar, At Gjergj Fishtës, në nandëdhetëvjetoren e lindjes së Ti. Më vjen keq që, marrë me udhtimet e misjonit tim, herë me fryt e herë pa fryt, nuk paçë mundësijë m’u a ndihmue nji fyshek në këte punë kaq shëjte, patriotike e, ma së forti, kaq antikomuniste. At Fishten e kam njoftë qyshë i vogel, por me komunikue shpirt-nisht me të më ra, shpesh, vetem në vjetin 1939 kur u gjet per do kohë në Kolegjen e Shën Antonit, në via Merulana, në Romë. Ishe edhe un student në Romë e shkoshe shpesh m’e pa. Aty më dhuroi të gjitha vepra e tija çka kishte me vedi, me autografe. Ndër të tjerat edhe në «Gomari i Babatasit», pjesë II, botue nder ato ditë, ku shtoi me dorë të vet vjerrshat qe, per rrethana të ndryshme, botuesat i kishin lanë jashtë, me rreshta pikash. Tue shkrue, më kujtohet se tregoi njifarë shqetsimi kundra sish, sepse nuk e kishin lanë si ishte dorëshkrimi. Kur i tregova se ishe nga Mirdita: «Edhe un nga ai vend jam — tha — e trojet e të parëve nuk i kam shitë as falë». Dy vjet ma vonë më ra me shkue në Domgjon (Fand) për çashtje apostullimi e, bashkë me famullitarin e vendit, atëherë D. Nikoll Luli, shkuem me u pjekë me të parin e fisit t’At Fishtës. Quhej Kol Paci. Nji burr shtat mesatar, gjoksin e gjanë ‘e shllung me lesh, vetulla të mdhaja, ballin e naltë, me ’i kuvend rrashtë e të matun, kund, nja gjashtëdhetë vjeç.

Kur i permendme At Gjergjin, nisi disi me dredhë mustakët si në shej krenijet të meritueshme. «Fisi i im-tha-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime, të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. Disa vjet erdhne per verime, por dikur e keputne. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë, vetem se aso kohe e më sot kemi mbetë të ndamë pa pleq pa pleqni». Nga fiset të tjera të Fandit mbahej fis autokton. Shtëpijë bujare besnike e e urtë.

Previous Post

Si ua shkel Edi Rama dinjitetin qytetarëve sa herë që u flet- Nga Jeta Dedja

Next Post

BE kërkon rregulla për përdorimin e monedhave dixhitale

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

BE kërkon rregulla për përdorimin e monedhave dixhitale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.