• Latest
  • Trending
  • All

Si sot 4 vjet, tragjedia e Himarës: Rrëfimi për njerëzit që humbëm

21/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Si sot 4 vjet, tragjedia e Himarës: Rrëfimi për njerëzit që humbëm

21/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

shte ditë e hënë, data 21 maj 2012, kur studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, të organizuar në dy grupe, u nisën në një ekspeditë mësimore drejt Sarandës. Askush nuk e kishte menduar që njëri prej autobusëve, me 34 persona, do t’i dorëzohej fatit e destinacioni i fundit do të bëhej humnera. Tragjedia ndodhi! Ky vend rezultoi fatal për vajzat e aksidentuara, të cilat e përbuzin njësoj si fatin e tyre të keq. Befasisht, pushuan së marri frymë jetë njerëzish dhe u ndërpre pabesisht një histori dashurie, përgjithmonë.

“Pritëm Armandin në një vend afër Kavajës dhe më pas në Lushnjë ishte ndalesa e parë ku dikush piu një kafe, dikush tjetër konsumoi diçka dhe tek ajo ndalesë mbaj mend që bëmë disa foto. Armandi, në shenjë respekti u ofroi diçka për të pirë pedagogut dhe dy shoferëve të autobusit. Ndërkohë që, aty kam qenë vetë e pranishme, që ata bënë me gisht “Jo”, tregon Besjana Xheneti, njëra prej vajzave që i mbijetoi aksidentit, por humbi të fejuarin e saj, Armandin. Ajo shprehet se, Armandi këmbënguli shumë që ta shoqëronte në atë ekspeditë. Duke qenë se ishte djali i vetëm në autobus, u caktua, në një farë mënyre, nga pedagogu që të mbikëqyrte vajzat.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Shumica e vajzave, për të qenë më të lirshme, për mos pasur praninë time në autobus, kërkonin autobusin tjetër”, thotë Albert Riska, pedagogu udhëheqës i ekspeditës, i cili tregon kronologjinë e ngjarjes, që nga nisja e deri te momenti i tragjedisë. “Është e sigurt që asnjëri prej shoferëve nuk konsumoi alkool. Gjatë gjithë rrugës, shoferi ishte shumë i rregullt, të paktën ne e shihnim që udhëtimi po shkonte shumë mirë”, rrëfen Anisa Hysa, njëra prej vajzave që i mbijetoi aksidentit dhe që ishte ulur atë të hënë maji fill pas shoferit.

D4ctdz2“Të gjithë filluam të zinim vende nëpër autobusë, sepse ishin dy autobusë. Ndërruam autobusin, klasa ime, shoqet e mia, sepse nuk kishte dritare. Që nga ai moment, udhëtimi vazhdoi normalisht”, shton Anisa.

“Në Apoloni janë bërë fotot e fundit. Eh, fotot e fundit, momente që nuk do të kthehen më , si me shoqet, ashtu edhe me Armandin”, tregon Besjana, teksa e pushtojnë lotët.

Pedagogu thotë se, ndalesa e programuar, pas Apolonisë, ishte në Llogara për të drekuar dhe më pas do të shkonin në Sarandë. “Normalisht, unë qëndroj gjithmonë në autobusin e parë, në atë që prin ekspeditën. Ishim në ngjitje të Llogarasë. Autobusi ynë pati një nxehje dhe u detyruam të ndalonim. Autobusi që vinte pas, ndaloi pas nesh, priti sa u stabilizua autobusi, nuk pamë ndonjë arsye për t’u shqetësuar dhe vazhduam radhën sipas itinerarit. Përsëri ne ishim në krye. Ndaluam në Llogara, ku do të hanim drekë. Ne kishim biseduar me të zotin e lokalit që do të na priste, por duke kërkuar gjithmonë që lokali do të ishte i lirë. Dhe kur ndaluam, unë shoh në lokal gjimnazistët e Tiranës dhe filloj grindem me të zotin e lokalit. Anulova drekën dhe i kërkova shoferit të më siguronte një ndalesë tjetër. Më e mira dhe më e mundshmja ishte ndalesa në Porto-Palermo, ku kishim për të vizituar sipas programit Kalanë e Ali Pashës dhe Kishën e Vasiliqisë”, shpjegon më tej pedagogu, duke theksuar se, kishte programuar që dreka të hahej me turne, dhe studentët në dy grupe të vizitonin kalanë.

MwswGRclMë pas, ndaluan në Palasë, sepse kishte mjaltë dhe zbritën nga autobusi për të blerë mjaltë. Dhe pikërisht në këtë moment, autobusi tjetër kalon përpara, duke u ndjekur nga autobusi ku ishte i pranishëm pedagogu Albert Riska. “Në Vuno, ndodh që autobusi i parë vazhdon rrugën, ndërsa autobusi ku ndodhesha unë, që tani do të quhet i dyti, mbeti mbrapa dhe u bllokua prej semaforit. U krijua kështu një distancë prej disa minutash, aq sa qëndron semafori i kuq i ndezur në atë rrugën një-kalimshe.

“Në një moment marr mamin në telefonon, sepse ishte bërë merak. Ndërkohë që flisja me mamin në telefon, me kokën nga dritarja, i kam thënë vetëm diçka: “Ma, ne po të biem këtu, nuk ka kockë që na gjendet më”, tregon këtë detaj Besjana, që duket sikur e ka parandier rrezikun.

“Papritur, pa e menduar që do të ndodhte diçka, shoferi filloi të lëvizte shumë këmbën, duke e shtypur te frenat. Ne e ndiem dhe e kuptuam që diçka po ndodhte. Ai bëri një zë që na trembi edhe ne. Autobusi filloi të marrë shumë shpejtësi, filloi të rrëshqasë, të paktën unë këtë mendoj, që humbi kontrollin dhe autobusi nuk po dinte nga po shkonte më. Të gjitha vajzat e kuptuan dhe filluan të shtrëngoheshin fort nëpër sendilje, por…”, rrëfen momentin e ngjarjes Anisa. Të njëjtën gjë e pohon edhe Besjana. “Shikoj shoferin që kthen kokën mbrapa. Kur ai thotë: “Mos frenat!” I kam akoma në mendje të bërtiturat, ulërimat e shoqeve, të Armandit gjithashtu, duke parë autobusin se si bie drejt asaj humnere, që mori jetë njerëzish.”

Pas aksidentit

Sirena ambulancash. Bori automjetesh. E keqja kishte ndodhur tashmë. “Pas Vunoit, vjen Qafa e Vishës dhe shohim në fund të zbritjes, te kthesa e fundit, që ishte dëmtuar mbrojtja anësore metalike e rrugës, kishte shenja të forta frenimi, dhe në shkëmbin që vinte menjëherë pas mbrojtëseve kishte shenja të mëdha vaji. Menduam që duhet të kishte rënë aty një makinë e madhe.

Shoferi i autobusit ku ndodhesha unë më thotë se, duhet të jetë një aksident i rëndë. Ai ka thënë shprehimisht: “Nuk ka shpëtuar pa një vdekje.” Por gjithmonë duke menduar për shoferin e makinës tjetër, kurrë tek autobusi. Se po të kishte pasur një fije dyshimi, do të më thoshte që të ndalonim të verifikonim çfarë kishte ndodhur. Por nuk na shkoi në mendje që ai aksident ishte aq i freskët. Kur mbërritëm në Porto-Palermo, autobusi tjetër, që duhet të ishte para nesh, nuk kishte mbërritur. Unë mendova menjëherë që ato gjurmë atje, ishin ndoshta të autobusit tonë. Kur arrita në vendngjarje, pashë që nga larg që autobusi ishte i yni dhe njerëzit që kishin filluar të ndihmonin studentët e dëmtuar. Në një makinë pashë që kishin filluar të grumbullonin studentët e… vdekur”, rrëfen me gjysmë zëri Albert Riska, teksa tregon me hollësi momentin kur përshkoi rrugën e “tmerrit”.

Anisa shpjegon se, autobusi rrëshqiti nga krahu i majtë, duke besuar se pjesa e fundit preku shkëmbin, pasi ka ndier tronditjen. “Pjesa përpara u përplas me pjesën e hekurave që ishte në cep të rrugës. Pastaj nuk mbaj mend gjë…” Ajo rrëfen se, pas aksidentit ka qenë e vetëdijshme, dhe e kuptonte se çfarë po ndodhte. “Nuk mund ta besoja, ishte e papritur. Nuk mund ta besoja që ishin shoqet e mia, unë bashkë me ato.” Pedagogu Albert Riska i është mirënjohës himarjotëve, që mundësuan transportimin e studentëve në spitalin e Himarës, në një kohë shumë të shkurtër. “Duhet pak për t’u treguar i njerëzishëm dhe për mua do të mbeten momente të paharruara”, pohon Riska. Më tej, Anisa rrëfen mes lotësh momentin kur mësoi të vërtetën, për humbjen e shoqeve të saj. “Marr vesh që ishin 13 viktima, që në natën e parë. Dukej e pabesueshme, që ne ishim bashkë, ishim në një sedilje dhe njëra jeton, dhe tjetra vdes… Shumica e vajzave që nuk jetojnë më ishin nga xhami.”

“Humbëm 11 vajza, 8 në momentin e rrëzimit të autobusit dhe 3 të tjera pak më vonë. Humbëm edhe të fejuarin e njërës prej vajzave, humbëm edhe shoferin… Humbëm 13 jetë dhe kushdo që të jetë do të preket. Por, kur i ke studente, kur me to ke ngrënë mëngjesin, ke vizituar Apoloninë, kur e ndien që nuk sillen jo më si studente, sepse në ekspeditë ndryshojnë raportet, është e tmerrshme, nuk ka përmasa. Mua nuk do të më hiqet kurrë nga mendja Elsa. Njerëz jemi, mund të më ndodhë gjithçka në jetën time, por një nga kujtimet më të hidhura të jetës sime do të jetë Elsa Daka. Se shqis dot nga mendja… Ishte një engjëll”, pohon pedagogu e ndërkohë shfryn “inatin” për atë që nuk mund të ndryshojë në “përplasjen” e gishtërinjve, që nuk di t’i kontrollojë.

“Isha i shokuar. Ju nuk e imagjinoni dot çfarë kam parë unë kur mbërrita në vendngjarje. Është e paimagjinueshme, janë gjëra që nuk fshihen nga kujtesa. Është e tmerrshme! Ishte një autobus me 34 persona dhe ra nga një lartësi prej 80 metrash. Autobusi që nuk dukej më autobus, dhe njerëzit që ishin të mbuluar me gjak. Nuk shlyhet… E tmerrshme!”, rrëfen Albert Riska.

Anisa Hysa tregon kontaktin e parë me familjen, kur ishte në ambulancën e Himarës. Ajo thotë se, prindërve i dukej e pabesueshme çfarë kishte ndodhur, pasi ishin jashtë shtetit. “Hapin televizorin dhe kur shohin pamjet me sytë e tyre, nuk mund ta besonin që unë isha akoma gjallë dhe po flisja me ta.”

“Por duhet të mendojmë që, ishte diçka që ndodhi dhe nuk mund të përsëritet e njëjta gjë. Kujtimi për shoqet mbetet shumë i fortë dhe unë dua ta ruaj kujtimin dhe dua t’i ruaj shoqet e mia gjithmonë të gjalla. Si ngjarje e kujtoj shpesh. Në momentet kur udhëtoj me autobus e kam gjithmonë përpara sysh ”, shprehet Anisa Hysa, me zë të dridhur pasi e kanë pushtuar lotët. Megjithatë ajo thotë se, jeta vazhdon dhe duhet përballuar çdo gjë, të mirat dhe të këqijat e saj.

I pyetur për fajtorët e aksidentit, pedagogu Albert Riska shprehet: “Nuk fajësoj dot askënd. Fati i keq!” Të njëjtën gjë thotë edhe Anisa: “Faji nuk e ka askush. Ishte e shkruar, duhet të ndodhte dhe ne nuk mund ta ndryshojmë dot.”

“Kam kaluar atje çdo 21 maj, me studentë jo, i kam shmangur”, përfundon Albert Riska.

Ende e tronditur nga aksidenti tragjik, Anisa shprehet: “Nuk mendoj se do guxoj ndonjëherë që të kaloj atje. Nuk mendoj se është gjë e mirë që të kaloj në të njëjtën rrugë ku vdiqën shoqet e mia…”

S5D7GTOlHumbja e të fejuarit, si e mësoi të vërtetën Besjana

Aksidenti i katër viteve më parë rezultoi tragjik për studentët, por edhe për familjarët e tyre. Por Besjana Xheneti ka një dhimbje të dyfishtë, pasi në aksidentin e 21 majit humbi të fejuarin e saj, Armandin. Ajo do të dëshironte që të mos kishte qenë ky fati i dashurisë së saj… Teksa tregon plot pasion dhe dashuri momentet kur e ka njohur Armandin, i humbet buzëqeshja nga fytyra kur rikthehet në realitet. Armandi nuk është më… Ajo thotë se, nuk e kishte me shumë dëshirë këtë ekspeditë, por ishte i fejuari i saj ai që i tha se duhet të shkonin, pasi do të kënaqeshin.

“Në momentet e para, pasi ndodhi aksidenti, kam marrë në telefon mamin dhe i kam thënë: “Jam gjallë. Kujdesuni për Mandin, vetëm për të mendoja. Të vetmet fjalë që shqiptoja: “Ku është Mandi?”, “Si është Mandi?”. Absolutisht që të më shkonte në mendje që Mandi nuk jetonte më… Nuk e mendoja që ai aksident ishte kthyer në tragjedi. I shikoja me sytë e përlotur njerëzit që më rrethonin, por pa menduar arsyen përse ata qanin. Kur më thotë nusja e dajës Mandit, më përqafon dhe më thotë “Bes, ti duhet të bëhesh e fortë, ti duhet të ecësh përpara ashtu siç donte Mandi për ty. I them të më tregojnë çfarë ka ndodhur. “Armandi na la…”, shpërthen në lot teksa rikthehet 4 vite pas.

“Të paktën ta kisha parë edhe njëherë të vetme, për herë të fundit. Malli për të po më tret dita-ditës. Kam nevojë ta kem pranë…”, kërkon me endje të ndryshojë realitetin Besjana Xheneti. “Jam përpjekur shumë herë që t’i bashkohesha Mandit, por ja ku jam, jeta vazhdon!”

Pasi përfundoi universitetin, Besjana punon si mësuese. Duket se ky është realiteti i vetëm që s’do donte të ndryshonte kurrë.

“Që prej tre vitesh e shikoj punën të domosdoshme. Puna është i vetmi shpëtim për arsye se, gjysma e ditës kalon duke përgatitur ditarin dhe parapërgatitje për mësimin që do t’i shpjegoj nxënësve. Nxënësit më falin kënaqësi, më duan dhe i dua pa masë. Janë ata që më ngrohin në një farë mënyre. Atë që unë e kam humbur, e kam gjetur tek ata”, tregon Besjana një moment tjetër të jetës së saj, pas aksidentit. “Jetojeni jetën duke shfrytëzuar çdo sekondë, jetojeni çdo moment sikur të ishte i fundit”, është mesazhi i një të mbijetuare, që i shpëtoi aksidentit tragjik, Besjanës./Shekulli

Previous Post

Vrasësi famëkeq shqiptar që fitoi azil në Britani si refugjat nga Kosova

Next Post

Aeroporti i Kukësit, ministri Haxhinasto: Duhen 2.5 milionë Euro investime

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Aeroporti i Kukësit, ministri Haxhinasto: Duhen 2.5 milionë Euro investime

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.