Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto inspektoi sot aeroportin e Kukësit, duke parë nga afër gjendjen e tij.
Sipas ministrit, që ky aeroport të jetë funksional nevojiten 2.5 milionë Euro investime, në mënyrë që të kryejë fluturime kombëtare apo ndërkombëtare.
“Po shikojmë mundësitë me aviacionin civil për të ndërhyrë që të jetë operacional. Ka nevojë për kolaudim të pajisjeve që janë në konservim prej kohësh. Ky aeroport ka impakt në ekonominë e zonës”, u shpreh ministri i Transporteve.
Për të rikonstruktuar këtë aeroport, do të kryhen punime për ta lidhur atë me autostradën.















