• Latest
  • Trending
  • All

Si e kishte mundur Agim Bahtiri, kundërshtarin Avni Kastrati në garën për kryetar të Mitrovicës?

11/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si e kishte mundur Agim Bahtiri, kundërshtarin Avni Kastrati në garën për kryetar të Mitrovicës?

11/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Fitorja e tij kundër Avni Kastratit të PDK-së nga opinioni publik fillimisht u pa si diçka e pamundur, duke pasur parasysh fuqinë politike të PDK-së në Mitrovicë, ku kjo parti kishte fituar dy parë zgjedhjet e fundit, si dhe faktit se ishte qyteti i zëvendëskryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Për publikun deri më sot është i njohur fakti se tashmë kryetari Bahtiri ka udhëequr një fushatë interesante, dhe të papaparë në fushatat zgjedhore në Kosovë.

Mirëpo, prapa Bahtirit qendronte një ekip i tërë, i cili asnjëherë nuk u ekspozua në publik.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shef i shtabit të kryetarit Bahtiri ishte caktuar Ismet Mulaj, i cili në vitin 2014 kishte ushtruar edhe detyrën e ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Mulaj në një intervistë për Veriu.info tregon shumçka nga fushata zgjedhore.

Ju keni qenë shef shtabi i z.Agim Bahtiri në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në kohën kur u fitua Mitrovica nga AKR-ja. Si pranuat që ta drejtoni atë fushatë, kur dihet se fitorja është konsideruar një ‚mision i pamundur‘?

Mulaj: Me sa di unë propozimi që unë ta drejtoj këtë fushate ka qenë o mikut tim, z.Shefki Abdullahu. Në një bisedë me Agim Bahtirin, Shefki Abdullahu e kishte sygjeruar emrin tim. Pastaj ka qenë insistim i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli që unë ta ndihmoj kandidatin për kryetar të Mitrovicës.

Ju keni pas një pervojë të gjatë në fushata zgjedhore, a ishit në dijeni që në Mitrovicë përballë PDK-së do të jetë e pamundur fitorja e kandidatit të AKR-së.

Mulaj: Po isha shumë i vetdijshëm, por në fushata zgjedhore nuk ka të pamundur. Përkundrazi, aty ku mendohet që është e pa mundur, aty depërtohet më lehtë. Ka shumë e shumë shembuj nëpër botë dhe në Kosovë.

Pse kishit bindje gjithnjë që do të fitoni në Mitrovicë, kur dihet që z.Bahtiri ishte pa përvojë politike dhe kishte jetuar shume gjatë në Përendim, larg realitetit kosovar?

Mulaj: Gjithnjë dobësitë mund të shndërrohen në avantazhe. Qendrimi i Agim Bahtirit në botën e jashtme, na e jepte mundësinë ta promovonim si person me njohje ndërkombëtare dhe me mundësi të shumta për të investuar. Po ashtu Mitrovicës i duhej një menaxher me përvojë ndërkombëtare, e jo një politikan i korruptuar provincial. Mitrovicës i duhej një kryetar që kishte guxim per t‘u përballë me të gjitha të keqijat që i ndodhnin Mitrovicës.

Cilat ishin ato të këqija dhe a ishte fajtor pushteti lokal për to?

Mulaj: Po, kishte kudo korrupsion dhe favorizimi, qytetarit i kishte ardhur në maje të hundëss çdo gjë që vinte nga pushteti. Mos të harrojmë që kishte pak te mira që ata perfitonin nga pushteti. Populli kërkonte ndryshim me çdo kusht.

Konkretisht si e ndërtuat strategjinë e fushatës zgjedhore?

Mulaj: Bëra një analizë të figurës së z.Bahtiri, arrita të kuptoj që ky njeri ka energji të jashtëzakonshme për punë, vinte nga një familje me respekt, po ashtu kishte përvojë ndërkombëtare në biznes. Këto tre kanë qenë elementet kryesore që i kemi promovuar në fushatë dhe për këto tre elemente edhe sot e kesaj dite kujtohet tashmë kryetari Bahtiri.

Fushata ishte sulmuese ndaj SHIK-ut dhe PDK-së, e asnjëherë ndaj z.Avni Kastrati që ishe kundër-kandidat?

Mulaj: Në hulumtimet tona dhe të disa institucioneve ndërkombëtare, figura e z.Kastrati dilte fitues me 50%, ndërsa të gjithë të tjerët merrnin 50 %, derisa z.Bahtiri dilte në sondazh si kandidat i tretë. Prandaj ne e anashkaluam figurën e kandidatit të PDK-së nga fushata, duke thënë që z.Kastrati është burrë i mirë, por qeveriset nga SHIK-u dhe Skenderaj, dhe që Mitrovica ka nevojë të udhëheqet nga një kryetar që i prenë këto lidhje, pra që Mitrovicën t‘ua kthej mitrovicasve. Pati shumë sukses kjo strategji, po ashtu sulmet i orientonim kah PDK e figurat kryesore që nuk kishin bërë asgjë për Mitrovicën, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Bajram Rexhepi dhe Sami Lushtaku.

 Kjo mënyrë e të bërit fushatë ishte me shumë rreziqe, sepse sulmohej partneri në qeverisje qendrore dhe lokale?

Mulaj: Po e vërtetë, madje kishim shumë debate brenda AKR-së për këtë mënyrë të të bërit fushatë, por kisha arrit një marreveshje me drejtuesit e AKR-së, që fushata të drejtohej sipas ideve të mia. Po ashtu kishte një besim të tepruar, që kjo fushatë nuk do të jetë fituese dhe nuk do t‘i lëkund themelet e koalicionit.

Ju po thoni që në AKR nuk kanë besuar që z.Bahtiri do të jetë fitues?

Mulaj: Jo, të gjithë nuk besonin, pos Fadil Ismajli. Ky mosbesim i tyre më krijoj hapësirën e duhur për të punuar pothuajse i pavarur.

Po thoni se as dega e AKR-së në Mitrovicë nuk kishte besim në fitore?

Mulaj: Po, ata kishin qeverisë me PDK dhe mbanin ende lidhje, sepse mendonin që ishin e vetmja alternativë për të qeverisur me PDK-në, nëse nuk fitonte Agimi. PDK i joshte me poste shumë nga zyrtarët e AKR-së në Mitrovicë. Por, me Agimin e kuptuam shumë shpejt këtë lojë, prandaj kudo deklaronim, se ne rast humbje të AKR-së, nuk kishte koalicion me PDK-në. Kjo me qëllim që të ndërpritej çdo shpresë për koalicion të mundshëm.

Me sa kujtoj unë, në atë kohë më shumë besonin gazetarët e Mitrovicës në fitoren e Agim Bahtirit se sa njerëzit që e udhëheqnin degën e AKR-së në Mitrovicë. Pse ndodhte kjo?

Mulaj: Po, kjo është e vërtetë. Gazetarët lokal të Mitrovicës kanë luajt një rol shumë të rëndësishëm që të ndryshohet ajo kastë politike në Mitrovicë. Tërthorazi kishim edhe mbështetje ndërkombëtare në këtë betejë zgjedhore. Ata te Agimi dhe AKR shikonin mundësinë që ajo zonë të paqësohej dhe të ndërptitetj korrupsioni që zhvillohej ndërmjet dy nacionaliteteve.

 Z.Bahtiri pikërisht përmes portalit Veriu.info, tre orë para së të përfundoj fushata zgjedhore në balotazh tha se po ndihmohej edhe nga qarqe të PDK-së, sa ishte e vërtetë kjo apo ishte vetëm propagandë zgjedhore?

Mulaj: Po, ne kishim arritur që dobësitë e PDK-së, t‘i shndërronim në përparësi tona, duke futur përqarje dhe mosbesim te njëri-tjeteri tek ta. Është shumë e vërtetë që kishte deputetë të Kuvendit të Kosoves dhe politikan lokal që na mbeshtetnin në shumë forma.

A mund të na tregoni ndonjë emër?

Mulaj: Për mua kjo është kapitull i mbyllur. Çdo gjë do të tregohet në një libër të ardhshëm.

Si arritët që të bënit koalicion me LDK-në dhe partitë e tjera?

Mulaj: Realisht me LDK-në e kishim shumë vështirë, sepse kishte iniciativë edhe nga PDK-ja, por me z.Bahtiri menjëherë pas përfundimit të ruandit të parë, ende pa konsultim nga qendra, kemi hyrë në biseda me LDK-në, çka arritëm shumë shpejt t‘i bindim dhe ta nënshkruajmë koalicionin. Ndërsa me AAK-në nuk arritëm, për shkak se kryetari i saj shkoj me PDK, por në morëm me veti të gjithë Kryesinë dhe këshilltarët komunal, çka bëri që kandidati i AKR-së të dukej sfidues para votuesit.

Po më VV-në a kishte koalicion të fshehtë, sepse zyrtarisht nuk ka pasur asgjë?

Mulaj: Me VVnë është një tregim ndryshe. VV në Mitrovicë nuk merrte pëlqmin e qendrës që të hynte në koalicion me ne, por me drejtuesit lokal në bëmë një marrëveshje të pa nënshkruar, ku do të ndihmohej fushata e jonë me të gjitha mjetet, por pa u proklamuar. Unë i jam falenderues shumë VV-së në Mitrovicë, sepse ata ishin edhe garanca e fundit e jona në ditën e zgjedhjeve.

Dita e zgjedhjeve ishte shumë sfiduese, disa herë keni shkuar në polici?

Mulaj: Po është e vërtetë, çdo orë arresoheshin aktivistët tanë, pa përjashtim, si në rrugë dhe qendra votimi. Më duhej që t‘i nxjirrja nga policia.

Është folur që ditën e zgjedhjeve ka pas tentaviva për t‘i nderruar kutitë e votimit dhe flitej se edhe policia ishte e përfshirë?

Mulaj: Po kemi pas edhe në informata dhe i kemi raportuar në polici. Me sa di unë ka pas edhe bastisje në dy stacionet policore, lokal edhe rajonal të policisë nga EULEX-i.

 Si i pritët rezultatet, sytë e Kosovës ishin kah Prishtina dhe Gjakova, përkatësisht kah Shpend Ahmeti dhe Mimoza Kusari Lila?

Mulaj: Me djalin e Agim Bahtirit, Valonin kishim ndërtuar një sistem raporti perfekt dhe kur është bërë ora 19 e 20 minuta ne kemi qenë të bindur që kemi fituar dhe në 19:30 minuta e kam shkruar komunikatën për media, bile pa e lektoruar, që kemi fitu dhe i kemi bërë thirrje PDK-së e Avni Kastratit që ta pronojnë humbjen.

Si u prit kjo fitore në AKR dhe nga z.Pacolli, kur dihet se ishte e papritur?

Mulaj: Askush nuk besonte, bile merrja edhe fjalë të forta: „që kçyre çka je duke bë e duhet nesër me u pa në Prishtinë. Por isha i bindur 100 % në fitore dhe i komunikova Presidentit Pacolli që kemi fituar dhe të lutem gezohu, se ky është gëzimi i parë në AKR që nga themelimi, sepse presidenti Pacolli gjindej në Gjakovë me gjithë Kryesinë e AKR-së.

Atë natë u bë festë e madhe në Mitrovicë, ku me mijëra qytetarë kanë qendruar për disa orë pranë zyres së AKR-së duke festuar. Pse vetëm ju ishit përkrah Agim Bahtiri?

Mulaj: Sepse të gjithë kishin shkuar në Gjakovë, pasi që aty mendohej që do të fitonim dhe askush nuk besonte për fitore në Mitrovicë. Realisht Presidenti Pacolli donte që të vinte ditën, por kisha frikë për jetën e tij, prandaj nuk e doja në Mitrovicë, por që ndërkohë erdhën disa por nuk ndejtën shumë dhe shkuan në Gjakovë.

Fitorja në Mitrovicë hyri në histori si diçka e pamundur, por u bë e mundur, pasi që as analistët nuk e besonin këtë fitore.

Mulaj: Po është e vërtetë që askush nuk besonte në këtë mision, bile thonin që kandidati i AKR-së do të fitonte vetëm 3 deri në 5 %, por koha e vërtetojë të kundërtën.

T‘i kthehemi për fund punës së tashmë kryetarit Agim Bahtiri, sa jeni i kënaqur me punën e tij?

Mulaj: Unë kam punuar për gjashtë muaj si këshilltar i tij i financuar nga një program ndërkombëtar dhe e di që ka filluar t‘i realizoj një nga një premtimet zgjedhore. E di që çdo gjë nuk mund të bëhet brenda natës, por kryetari Bahtiri është një person me energji dhe i përkushtuar për Mitrovicën. Koha do ta dëshmoj që mitrovicasit nuk kanë gabuar që e kanë bërë ndryshimin.

Tags: albanianHashim ThaçiLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,Mitrovicë
Previous Post

Refugjatë sirian bllokohen në Shqipëri

Next Post

Tërmet në Shkup, ndihet edhe në Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tërmet në Shkup, ndihet edhe në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.