Përmbytja e një strehimoreje në Janinë dy ditë më parë, ku ndodheshin mbi 1000 refugjatë sirianë, ka rritur tendencën e trafikantëve të qenieve njerëzore për t`i transportuar familjet siriane drejt Shqipërisë, transmeton VOA.
Autoritet greke në Janinë kanë deklaruar se do të përshtatin mjedise të tjera më të sigurta ku refugjatët do të kalojnë dimrin. Policia shqiptare krahas pjesëtarëve të ruajtjes së kufirit ka përfshire edhe një repart të policisë DELTA, i cili kryen herë pas here bllokime të grupeve të refugjatëve në terren.
Ndërsa në anën greke të kufirit pika të shumta kontrolli janë ngritur kohët e fundit nga policia greke, kryesisht për të frenuar trafikun e refugjateve dhe te transportimit te lëndëve narkotike nga Shqipëria.























