• Latest
  • Trending
  • All

Shumë detyra shtëpie për nxënësit në Kosovë

04/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shumë detyra shtëpie për nxënësit në Kosovë

04/10/2014
in Lajme, Rajoni

Nxënësit në Kosovë vlerësohet se janë të ngarkuar me detyrat e shtëpisë. Ata hasin në mjaft vështirësi si pasojë e mossqarimeve të duhura nga mësuesit dhe arsimtarët.

Kushtet e sistemit edukativ arsimor, në të cilat gjendet vendi, kanë bërë që detyrat e shtëpisë për fëmijët të jenë të pashmangshme.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Detyrat e shtëpisë

Janë detyrat e shtëpisë ato të cilat mbeten ndër aktivitetet më të papëlqyera për shumë fëmijë, që vijojnë mësimin në shkollat fillore të Kosovës. Orari jo i gjatë i mësimit i detyron mësimdhënësit që një pjesë të madhe të detyrave t’ua japin nxënësve për t’i kryer në shtëpitë e tyre.

Brenda ditës përafërsisht katër deri në gjashtë orë zgjat mësimi për të gjithë fëmijët në Kosovë, të cilët ndjekin mësimet në shkollat publike.

Radio Evropa e Lirë sjell një material të zgjeruar lidhur me detyrat e shtëpisë. Për këtë do të flasin nxënës, mësimdhënës, ekspertë të arsimit e psikologë.

Ngarkesa e nxënësit

Boem Qerkini është nxënës i klasës së gjashtë, në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Ai vetë tregon për detyrat e shumta të shtëpisë që ai dhe nxënësit tjerë i kanë dhe kohën, të cilën ai e kalon në kryerjen e tyre.

Janë afërisht tetë detyra shtëpie në lëndë të ndryshme, të cilat janë të obliguar t’i kryejnë çdo ditë pas mësimit, kur kthehen në shtëpi.

“Ka shumë detyra, arsimtari i Fizikës na jep më shumë detyra, si matje, ndonjë eksperiment; Biologji, Edukatë qytetare dhe Gjeografi kemi fletore pune, ku aty punojmë në shtëpi. Në biologji kemi pyetje dhe kemi një fletore pa vija, në të cilat duhet të paraqesim ndonjë vizatim”, tregon ai.

Sqarimet e pakta, të cilat janë në libra, tregon Boemi, i pamundësojnë atij që të gjitha detyrat e shtëpisë t’i realizojë vetë – e, për këtë ai thotë se kërkon ndihmën e prindërve.

“Në lëndën e Biologjisë dhe Gjeografisë kam nganjëherë vështirësi dhe për atë arsye kërkoj ndihmë nga prindërit dhe atë pjesë që e kam të paqartë, e shpjegojmë me prindërit dhe për mua kjo është më e lehtë për ta përvetësuar mësimin”, shton ai.

Angazhimi i madh për detyrat e shtëpisë nuk i takon vetëm fëmijës. Janë prindërit, atyre që në rastet më të shpeshta, detyrimisht iu bie të kujdesen për nxënësin dhe performancën e tyre, duke luajtur kështu një rol mjaft të rëndësishëm në mësimnxënien e fëmijës.

Vështirësitë e prindërve

Shpresa Veseli është nënë e tre fëmijëve – njëri prej tyre është nxënës i shkollës fillore. Ajo tregon për ngarkesën e madhe të fëmijës rreth detyrave të shtëpisë, por, sipas saj, problemi më i madh nuk qëndron te detyrat e shumta, por te sqarimet që nuk i dhënë arsimtarët për nxënësit.

“Çdo prind niset nga aspekti se si e sheh fëmijën e vet. Fëmijët e mi hasin në probleme se nuk i kanë sqarimet e mjaftueshme nga arsimtarët. Janë paksa  të ngarkuar me detyra të shtëpisë, por kjo nuk paraqet problem shumë të madh sa paraqesin problem sqarimet që duhet t’i bëjë arsimtari për nxënësit”, shton ajo.

“Trekëndëshi i njohur nxënës –  arsimtar –  prindër, duket se fare nuk ekziston në shkollat tona”, shton Shpresa. Për ta pasur më lehtë rreth detyrave të shtëpisë, sipas saj, do të duhej të ekzistonte një komunikim më i mirë.

Mësimdhënësit duhet bashkëpunuar me prindërit për identifikimin e formave për zbërthimin dhe lehtësimin e procesit të përfundimit të detyrave të shtëpisë duke përdorur, përveç librave dhe fletoreve kryesore, edhe mjete te tjera didaktike lehtësuese, edhe sipas interesave të fëmijëve.

“Me gjithë respektin për arsimtarët, por sa i përket komunikimit, është shumë i mangët, Fëmijët nuk është e mjaftueshme çka marrin nga arsimtarët, fëmijët sot kanë më shumë njohuri, kanë internetin dhe kanë libra, në të cilat mësojnë shumë gjëra. Por, jo të gjithë arsimtarët janë të përgatitur mirë, derisa kur kemi të bëjmë rreth komunikimit arsimtar- nxënës, kjo nuk ekziston pothuajse fare”, thekson Shpresa.

Plan-programi i stërngarkuar

Për plan-programin e stërngarkuar dhe për vështirësitë, të cilat mund t’iu  paraqiten nxënësve tregon edhe Nysrete Shkodra, mësuese.

“Detyrat e shtëpisë kanë efektin e vet, mirëpo duke marrë parasysh plan-programin, i cili është i stërngarkuar, është shumë i vështirë për fëmijët nëse ato detyra nuk sqarohen shumë mirë me dy apo tre shembuj nga mësuesja në klasë, e pastaj edhe për në shtëpi. Ka ngjashmëri rreth detyrave të klasës dhe shtëpisë, vetëm numrat ndryshojnë, por nëse nxënësi nuk ka arritur ta kuptojë apo nëse mësuesja nuk ka arritur të thjeshtësojë, atëherë ai fëmijë do ta ketë shumë të vështirë ta bëjë në shtëpi atë detyrë”, tregon Shkodra.

Ajo kërkon nga të gjithë mësuesit dhe arsimtarët që t’i bëjnë fëmijët që ta duan shkollën, t’i bëjnë me kënaqësi detyrat e shtëpisë dhe jo t’i urrejnë ato.

“Ne kemi mësues tepër, pedagogë kemi pak. Një mësuese e mirë, një mësuese e qetë, një mësuese e dashur, ia sqaron nxënësit brenda klasës të gjitha detyrat dhe pak i mbetet fëmijës që të kërkojë ndihmën e prindit në shtëpi rreth detyrave”, shton ajo.

Detyrat e shtëpisë, të pashmangshme

Për kushtet e sistemit edukativ arsimor, në të cilin gjendet Kosova, detyrat e shtëpisë janë të pashmangshme, vlerëson eksperti i arsimit Dukagjin Popovci. Megjithatë, edhe ai kërkon që për këtë të kujdesen mësimdhënësit.

“Nxënësit në Kosovë nuk kalojnë kohë të mjaftueshme në shkollë, prandaj në një situatë të tillë, ata nuk mund t’i përvetësojnë të gjitha njohuritë dhe të gjitha shkathtësitë që duhet t’i përvetësojnë gjatë orarit  të mësimit. Dhe, kjo është arsyeja që pse në shkollat tona ekziston  shprehia e dhënies së detyrave të shtëpisë, dhe pse shumë herë sasia e detyrave dhe karakteri i tyre kërkon një angazhim shumë të madh të nxënësve në shtëpi”, vlerëson  Popovci.

Duke pasur parasysh se nxënësit e ciklit të ulët nuk qëndrojnë gjatë në shkolla, Popovci thotë se prindërit, detyrat e shtëpisë duhet t’i marrin si gjë normale dhe jo me atë shkallë të stresit, me të cilën e trajtojnë shumë prindër.

“Ajo sa punohet në shkolla nuk mjafton që nxënësi ta përvetësojë si duhet planin dhe programin mësimor, prandaj edhe paraqitet nevoja për një punë shtesë në shtëpi”, shton Popovci.

Popovci hedh kritika edhe te mësimdhënësit, të cilët qëndrojnë një kohë relativisht të kufizuar në shkollë, afërsisht gjysmë orari të një punonjësi të zakonshëm, dhe se deri më tani nuk është arritur që t’u thuhet mësimdhënësve që të qëndrojnë më gjatë në shkollë në mënyrë që fëmijët e atyre shkollave ku punohet në një ndërrim, t’iu ndihmohet rreth detyrave të shtëpisë.

“Në disa zona, siç janë zonat rurale, do të ishte ndoshta e përshtatshme që nxënësit të kalojnë pak më tepër kohë në shkollë, por mund të organizohen në shkolla edhe klube për detyrat e shtëpisë, ku nxënësit, nën mbikëqyrje të mësimdhënësve, mund të qëndrojnë dhe t’i bëjnë detyrat e shtëpisë”.

“Kjo dukuri nuk është shumë e përhapur, pasi që kërkon investime shtesë, kërkon obligime shtesë për mësimdhënësit dhe një gjë të tillë si duket i shmangen edhe strukturat qeverisëse, po i shmangen gjithashtu edhe shkollat”, thekson Popovci.

Metodat lehtësuese

Psikologët, në anën tjetër, japin këshilla dhe metoda se si t’iu bëhen më të lehta nxënësve detyrat e shtëpisë.

Zamira Hyseni – Duraku, psikologe, në një përgjigje nëpërmjet  postës elektronike dhënë Radios Evropa e Lirë, thekson se sistemit të edukimit fillor në Kosovë ende i mungon qasja pedagogjike adekuate, përmes së cilës stimulohet të nxënit te fëmijët, qoftë në ambientin e shkollës, qoftë në shtëpi.

Sipas saj, mungojnë format kreative të vlerësimit dhe të mësimdhënies, nëpërmjet së cilave fëmijët i pranojnë më lehtë detyrat e tyre shkollore, rrisin interesimin për të nxënë dhe mbahen të motivuar që të pajisen me njohuri të reja.

Psikologja Zamira Hyseni – Duraku flet edhe për mënyrat që do t’iu lehtësonte fëmijëve detyrat e shtëpisë.

Fillimisht, shton ajo, është me rëndësi që mësimdhënësit t’i shpjegojnë në mënyrë sa më të drejtë detyrat e shtëpisë. Ata duhet siguruar se në komunikim me fëmijët po përdoret qasje e drejtë komunikimi, dhe se secili nga fëmijët i ka kuptuar përgjegjësitë siç duhet.

Fëmijët nuk duhet frikësuar se do të ndëshkohen në rast se nuk i përfundojnë drejt obligimet e shtëpisë. Mësimdhënësit inkurajohen të përdorin forma stimulimi për nxënësit, të cilët i përfundojnë me sukses detyrat, por jo duke i krahasuar detyrat ndërmjet nxënësve të mirë dhe atyre të dobët.

“Në mënyrë që procesi i të nxënit dhe kryerja e obligimeve të shkollës nga fëmijët të jetë më i lehtë, prindërit sugjerohen që në hapat e parë të zhvillimit të fëmijës, fëmijën ta mësojnë me orar. Në këtë mënyrë, një obligim i ri, siç është përfundimi i detyrave të shtëpisë kur ata fillojnë shkollën, do të jetë më lehtë i integrueshëm në agjendën ditore të fëmijëve. Në të kundërtën, fëmija do të refuzojë ndryshimin e ritmit të tij ditor, duke zgjedhur aktivitetet, të cilat janë më të favorshme dhe argëtuese për të”,sqaron Hyseni.

Previous Post

Hetim lidhjeve familjare dhe klienteliste mes anëtarëve të KLD, komisioni hetimor hap letrat e çetës së Berishës

Next Post

Një kinez do restaurojë Piramidën, shpallet projekti fitues i rivitalizimit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Një kinez do restaurojë Piramidën, shpallet projekti fitues i rivitalizimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.