Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Princi Leka Zogu, publikon shpesh informacione për aktivitetet e tij, ndonëse nuk janë të shumta.
Princi ka ndarë për të gjithë fansat e tij një publikim të gazetës prestigjioze amerikane “The New York Times”, ku thuhet se: “Mbreti Zog punonte 18 orë në ditë me 10 minuta pushim çdo 2 orë nga 6 e mëngjesit deri në mes të natës”, shkruan gazeta.
Më tej thuhet se ai u vetëshpall mbret i Shqipërisë, edhe pse qëndroi në këtë pozicion për më pak se një viti ai e fitoi këtë titull, duke u konsideruar si monarku që ka kryer punët më të vështira në botë për të marrë atë post.















