• Latest
  • Trending
  • All

“Muzgu i perëndive të stepës”, pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit

09/08/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Muzgu i perëndive të stepës”, pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit

09/08/2014
in Aktualitet, Kulture

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Nga Alan Taylor, shkrimtar, “HERALDSCOTLAND”, e shtunë 2 gusht 2014.
Ismail Kadare, romancieri shqiptar dhe kandidati në pritje i Nobelit, ka kohë që e ka ndarë më dysh opinionin, dhe jo vetëm për veprën e tij.
Disa komentues perëndimorë nuk kanë qenë edhe aq të ngadaltë për t’iu dhënë zë dyshimeve për dikë që ia doli mbanë të jetonte, relativisht i patrazuar, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, një prej diktatorëve socialistë më brutalë (dhe më të krisur).
Pati disa pak entuziastë më të mëdhenj për dënimin me vdekje dhe regjimi shtypës i Hoxhës e shtriu juridiksionin e vet në të gjitha aspektet e jetës së shqiptarëve. Për të eliminuar kundërshtarët, ai burgosi mijëra persona në kampe pune të detyruar, ndërkohë që shumë të tjerë u torturuan dhe ekzekutuan. Për më tepër, kultura perëndimore konsiderohej si e dëmshme dhe armiqësore; madje në mënyrë akoma më qesharake, mbajtja e mjekrës ndalohej si johigjienike. Sa i përkiste dhe i interesonte Hoxhës, e ardhmja e Shqipërisë ishte e rruar taze dhe – të paktën për njëfarë kohe – në aleancë me Bashkimin Sovjetik.
Kadareja, sipas opinionit të ekspertit të respektuar të Ballkanit Noel Malcolm, ishte pjesë e klasës drejtuese të Shqipërisë, shumë i kujdesshëm për të mos e komprometuar veten. Gjykuar nga jashtë, ai konsiderohej si instrument i një regjimi mizor, dhe i përmendur njëkohësisht me Vaclav Havelin dhe Aleksandër Solzhenicinin vetëm për ta dëmtuar. Pa dyshim, pak ishin të gatshëm për ta mbrojtur atë, por vala filloi të merrte kthesë ndërsa më shumë detaje u bënë të njohura në kapërcyell të mileniumit se si ishte të jetoje e të ishe artist ndërsa punoje prapa Perdes së Hekurt.
Së fundmi, reputacioni i Kadaresë është lartësuar dhe çmimet, nderimet dhe pjesëmarrja në festivale të librit e kanë ngritur atë në një status që më parë do të ishte i paimagjinueshëm. Tashmë, siç demonstrojnë edhe shënimet lëvduese në kopertinë të librit të përkthimit të ri “Muzgut të perëndive të stepës” (i cili u botua së pari në vitin 1978), ai përmendet rregullisht krahasuar me Kafkën dhe nderohet nga pëlqimet e Financial Times dhe Wall Street Journal. Është një kthesë e jashtëzakonshme.
Për këtë, një pjesë e meritës duhet t’i jepet David Bellos-it, përkthyesit të respektuar të Kadaresë, hyrjet prezantuese të të cilit paraqesin një sfond të vlefshëm informues për lexuesin që nuk e njeh jetën e pasluftës të Bllokut të Lindjes në përgjithësi, dhe të Shqipërisë në veçanti. Siç edhe vëren ai, Shqipëria kishte qenë, që nga viti 1949, “një varësi virtuale” e BRSS-së dhe kishte siguruar vend ankorimi për të vetmen bazë të nëndetëseve sovjetike në Mesdhe.
Në fund të viteve 1950, sidoqoftë, Hoxha ishte alarmuar gjithnjë e më shumë nga liberalizimi i dukshëm i shoqërisë sovjetike nga Nikita Krushçevi dhe tensioni ndërmjet Moskës dhe Tiranës ishte rritur.
Prandaj, “Muzgu i perëndive të stepës” është pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit, në të cilën kushdo që kryente një lëvizje të gabuar ose pëshpëriste diçka që mund të konsiderohej subversive mund të priste të kishte pasoja ndëshkimore. Në qendër të tij është nderimi me Çmimin Nobel për Letërsinë, në vitin 1958, i Boris Pasternakut, gjë që në Bashkimin Sovjetik shkaktoi një trazirë të fuqishme. Lexuesi i interesuar për të mësuar më shumë për këtë mund të kërkojë librin “The Zhivago Affair”, shkruar nga Peter Finn dhe Petra Couvee, i botuar më herët gjatë këtij viti.
Rrëfimi i Kadaresë për këtë është si personal, ashtu edhe i krijuar dhe shumë lehtë i fiksionalizuar. Narratori i tij është një shkrimtar i ri shqiptar, student i letërsisë në Institutin Gorki, i cili u krijua për të prodhuar një kuadër shkrimtaresh që do t’i thurte lavde Realizmit Socialist. Duhet ta pranojmë se nuk është një nga leximet më të lehta dhe duhet të ndjekësh për të mos humbur një numër të madh personazhesh, shumica e të cilëve janë persona realë.
Por avantazhi është, sidoqoftë, portretizimi i Moskës në një kohë kur lexuesit e kësaj ane të fushës së betejës ideologjike ishin më të interesuar për “From Russia With Love” dhe “Dr No” sesa për ndonjë gjë që shfaqej në lindje. Ashtu si Kadare vetë, narratori rastësisht ndesh në disa faqe të “Doktor Zhivagos”. Më vonë, pasi Pasternakut i është dhënë Çmimi Nobel, ai ia përmend këtë një shoku, i cili i thotë: “Mos i thuaj asnjë fjalë njeriu. Mund të futesh në telashe serioze për asgjë”.
Në Institut, narratori ndeshet me shkrimtarë të tjerë nga satelitë të BRSS-së, të cilët kanë braktisur gjuhën e vet, për të shkruar sipas një “recete” marksiste-leniniste sovjetike. Ky nuk është një kurs që ai dëshiron ta ndjekë. Për të, kultura dhe mitet, gjuha dhe historia e vendit të vet janë intrinsike për artin e tij, dhe pjesë të këtij romani i kushtohen parafrazimit të baladave të ngjashme me ato të mitologjisë greke.
Megjithëse magjepsëse siç janë, mbi to bie hija e fushatës kundër Pasternakut, e cila u udhëhoq nga transmetimi ndërgjegjshmërisht hakmarrës-ndëshkimor dhe helmues, shenja dalluese i regjimeve të tilla. “Një e gjashta e dheut ndodhet nën sharje”, shkruan Kadare. Ndëshkimi i Pasternakut erdhi nga çdo qoshk, përfshirë thuajse të gjithë kolegët e tij shkrimtarë.
Narratori sa ç’ka rënë në dashuri, po aq përjeton një torturë. Si Hoxha, ai është zhgënjyer nga Bashkimi Sovjetik, por për arsye krejt të ndryshme. Ai duhet të kthehet në shtëpi në Shqipëri, pavarësisht nga ç’pret të gjejë atje. Ishte një rrugë që vetë Kadare zgjodhi ta ndiqte, ku ngadhënjeu patriotizmi i tij i brendshëm, i lindur, ndaj tundimit për të qëndruar në ekzil. A ka pasur ndonjëherë ndonjë shkrimtar të ngecur më ngushtë ndërmjet Skilës e Karibdës?

Previous Post

Diskutimi për Kosovën në KS/OKB do të përcillet me të gjeturat e Williamsonit

Next Post

Shuhet kurioziteti, ja sa orë në ditë punonte Mbreti

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Shuhet kurioziteti, ja sa orë në ditë punonte Mbreti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.