Bashkimi Europian (BE) nuk planifikon të heq dorë nga zgjerimi, por gjatë pesë viteve të ardhshme, nuk planifikon pranimin e shteteve të reja anëtare, paralajmëroi për Radio “Dojçe Vele”, komisari europian për Zgjerim Stefan Fyle, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për ‘pushim’ të procesit të zgjerimit , por se duhet të merren parasysh “shumë synime serioze europiane” dhe “plane ambicioze” të kandidateve për anëtarësim në BE.
Eurokomisari Fyle, theksoi se kjo në radhë të parë ka të bëjë me Ukrainën, dhe shfaqi shpresë se reformat do të krijojnë mundësi për arritjen e “momentit kthesë”, njofton Gazeta Lajm – Maqedoni.
Ndryshe, lideri i BDI-së Ali Ahmeti u bë bashkëqeverisës me Nikolla Gruevskin e VMRO-DPMNE, me preteksin që në 6 muajt e ardhshëm Maqedonia të kyçet në NATO e të përafrohet me BE-në.














