Norvegjia ka riklasifikuar Shqipërinë në listën e shteteve më rrezikshmëri të lartë infektimi nga Covid, së bashku me Bosnjen, Moldavinë dhe Kanadanë.
Vendimi është marrë nga Instituti i Shëndetit Publik Norvegjez.
Shqipëria deri më tani ndodhej në atë që njihet si zona e purpurtë, që do të thotë se shtetasve që hynin në Norvegji nga këto shteti nuk u kërkohej karantina.
Por, me ndryshimin në fjalë, duke e vendosur Shqipërinë në listën e kuqe, ata që hyjnë në Norvegji nga Shqipëria duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore, përveç rasteve kur janë të afërm të një shtetasi norvegjez.
Autoritetet norvegjeze thonë se nga ky rregull përjashtohen personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Covid në 3 muajt e fundit.
Para Shqipërisë, Norvegjia bllokoi hyrjen nga Kosova, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të rritjes së infeksioneve të reja.
Për ukrainasit dhe maqedonasit, bllokimi nuk zgjat shumë, përsa kohë këto dy vende janë lidhur me sistemin e BE të certifikatave digjitale të Covid-10.
Në të njëjtën kohë, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina të trija njohin certifikatat e lëshuara nga një vend anëtar. Shqipëria nuk është pjesë e këtij sistemi, që do të thotë se certifikatat e sigurisë së lëshuara nga autoritetet shqiptare nuk njihen nga BE në bllok, por vetëm përmes marrëveshjeve të me shtete të veçanta, siç është në rastin e Hungarisë dhe Greqisë.



















