• Latest
  • Trending
  • All

SHTETI I TË MARRËVE: FITORJA NË ZGJEDHJE E Z. DONALD TRUMP, PROBLEMI SHQIPTAR DHE IDIOTËT E GJITHEDITUR TË TIRANËS

11/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHTETI I TË MARRËVE: FITORJA NË ZGJEDHJE E Z. DONALD TRUMP, PROBLEMI SHQIPTAR DHE IDIOTËT E GJITHEDITUR TË TIRANËS

11/11/2016
in Aktualitet, Opinion, SHQIPERIA, Vendi

Shkruan Prof. SHENASI A. RAMA

Në cdo gazetë e në mediat e Tiranës ka pasur shumë deklarime, fjalime, komentime dhe analizime nga shumë prej figurave të njohura të jetës publike lidhur me zgjedhjen e z. Donald Trump si president i SHBA. Nuk dua të harxhoj kohën që t’i përmend me emra sepse nuk ia vlen. Këta janë gjithollogët dhe idjotët që iu duket vetja të ditur, të specializuar dhe të aftë të flasin për politikën thjesht sepse pinë kafe në mëngjes e hanë dreka e darka me njëri-tjetrin. Citojnë njëri-tjetrin, shajnë njëri-tjetrin dhe në fund pajtohen për të mos u pajtuar dhe më pas sërish pinë kafe e hanë dreka e darka me njëri tjetrin. Kështu lind idiotësia që pastaj bëhet norma e gjykimit në Tiranë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Me të drejtë shumë prej tyre u morën me kryeministrin Edi Rama i cili doli krejtësisht zbuluar dhe me kundërvënien e tij ndaj kandidaturës së z. Trump, tregoi një arrogancë të pashembullt dhe injorancë politike të pakrahasueshme. Këtë e kam komentuar tek Bleta Shqiptare që në atë kohë dhe me kujdes kam vënë në dukje pasojat që do të ketë një veprim I tillë. Me siguri matematike, mund të thuhet se ai moment, kur një kryeministër i një vendi që nuk ka më sovranitet, mori përsipër t’ia shprehte popullit amerikan pakënaqësinë e tij me nivelin e me kandidaturën e z. Trump dhe për me tepër me një arrogancë të pashoqe, mori përsipër të fliste ne emër të Europës në CNN, nuk do të harrohet kollaj. Cmimin do ta paguajmë ne shqiptarët dhe jo z. Rama. Por nuk ka dyshim se edhe z. Rama do të paguajë një cmim i cili do të jetë jo pa peshë në lojë dhe në jetën e tij politike. Vetë do të kisha thënë se një kapiten i mirë nuk e lë anijen të mbytet dhe ndërron kurs ose po qe se është pengesë ia jep drejtimin oficerit të parë. Dhe mbas gafes se frikshme, z. Rama duhet te jepte doreheqjen. Mirëpo në shtetin shqiptar, kapitenët mendojnë vetëm për barkën e shpëtimit dhe për pjesën më të shtrenjtë të trupit që e mbajnë në pantallona. Por nuk ka dyshim se ndoshta unë mendoj për shtetin… por z. Rama është politikan i zoti dhe e din vetë se cfarë duhet të bëjë për veten e vet.

Shumë vetë, pra, u morën me Edi Ramën. Shumë u morën me shkaqet e fitores së z. Trump. Shumë shfaqën habinë pse ndodhi, ku ishte puna, cfarë ndodhi, si nuk e pane, nuk e kuptuan etj. etj. Mirëpo në këtë zgjedhje nuk kishte asnjë lloj cudie nga ato që numërohen në Tiranë. Ashtu sic pritej nga rrethet e mirëinformuara dhe nga profesionistët, Donald Trump u zgjodh president i SHBA. Nuk kishte shume rruge te tjera. Mediat dështuan, analistët dështuan, profesionistët jo. Që do të zgjidhej z. Trump e kam parathënë, pa shumë modesti edhe unë. Punet ishin duke ecur ne ate rruge qe z. Trump do te ishte zgjedhja per president i SHBA.

Por nuk ka rëndësi kjo. Zgjedhja e z. Trump është një tregues i qartë lidhur me atë që pritet të ndodhë në të ardhmen afatgjatë të amerikanëve. Shkaqet pse ndodhi janë të shumta por rruga ku do ecet është pak a shumë e njohur si rruga e nacionalizmit dhe shtete të tjera kanë kaluar në këtë rrugë në të cilën identiteti bëhet baza e mobilizimit politik.

Megjithatë, le të kthehemi tek gjithollogët dhe bërllogët e Tiranës. problemi kyc i kësaj zgjedhje, kur konsiderohet nga interesi kombëtar shqiptar nuk është se cfarë rruge do të marrë SHBA. Rruga e SHBA është e ditur dhe asgjë nuk do të ndryshojë thelbësisht edhe nën drejtimin e z. Trump. SHBA nuk mund të heqë dorë nga interesat e veta jetike. Dhe në një nivel të rëndësishëm strategjik, si në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi, e në Greqi, pra në të gjithë shtetet ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, SHBA kanë interesa jetike kombëtare. Jo më kot ambasadorët nuk vijnë si të emëruar politikë, por janë profesionistë të nivelit më të sofistikuar të sigurisë kombëtare. Pra, pavarësisht se z. Trump do të jetë President i Shteteve të Bashkuara, interesat jetike strategjike të SHBA, si dhe prania ushtarake, e zbulimit, e influencës politike dhe kontrollit nuk do të zbehet në trojet shqiptare.

z. Trump vjen në krye të një shteti që është shteti më i fortë në botë. Shteti dhe sistemi në SHBA janë tejet të konsoliduar dhe presidenti nuk mund të bëjë atë që bën drejtuesi një shteti diku tjetër. Ky është një shtet me thellësi, më politika të caktuara që nuk ndërrojnë gjithë kohës, sepse nuk ndërron interesi jetik kombëtar i SHBA, me institucione që funksionojnë si duhet dhe me një vizion që është i konsoliduar me kohë.

Megjithatë, ajo që gjithollogët dhe bërllogët nuk e përmendin është edhe kjo. parimi thelbësor i politikës së jashtme është se shtetet e fuqishme bëjnë atë që duan dhe shtetet e vogla bëjnë atë që duhet dhe atë që iu thuhet. Sidomos kur janë shtete si shtetet ku jetojnë shqiptarët, protektorate oligarkike dhe të rrethuara më shtete të vogla por që kanë shumë më tepër fuqi se sa këto shtetet tona, atëherë rreziku se cmimin për ti paqësuar ato shtete do të paguash ti si më i dobëti, është dicka që nuk thuhet e nuk përmendet. Në politikën e madhe, d.m.th., në marrëdhëniet midis fuqive të mëdha, ne jemi në mëshirën e fatit. Në hartën e madhe të botës ne jemi në një gadishull shumë të vockël, aq të vockël sa përdoremi edhe për kusure në politikën e madhe. SHBA, Rusia, Kina dhe të tjerët kanë interesa jetike në Ballkan, por sërish kanë interesa edhe më jetike në zona të tjera të globit. Sikur të kishim shtet normal, tensionet midis fuqive të mëdha që nuk janë të rastësishme dhe aspak të fshehura në Ballkan do të mund ti përballonim ndryshe. Mirëpo ne nuk kemi shtet, dhe jemi si tokë pa zot; dhe me tokën pa zot bahet ajo që nuk ndodh askund tjetër. nuk kemi intereds te qarte kombetar. nuk kemi politikane besnike te atij interesi e qe punojne per me te miren tone.

Prandaj, edhe zgjedhja e z. Donald Trump, është shumë e rëndësishme për ne. Sepse ne jemi në dorë të Zotit…. Objektivi i cdo presidenti është mbrojtja dhe ruajtja e interesave jetike të SHBA dhe të gjithë ne që merremi me studimin e këtyre gjërave, nuk kemi dyshim se z. Trump do të bëjë më të mirën që duhet për SHBA. Por, jemi të vetëdijshëm se edhe cdo përpjekje për të arritur një ekuilibër global midis fuqive të mëdha lidhur me interesat e tyre jetike, do të reflektohet edhe në Ballkan. Dhe duke mos pasur as shtet, as burra shteti, as gra shteti, po vjen puna që të mos jemi të qartë se si do të evoluojnë situate. Mirëpo, në Tiranë ka plasur idiotësia dhe askush nuk merret me realitetin e mjerë ku gjendemi si komb dhe në pikën kritike ku jemi, por duan t’ua shpjegojnë shqiptarëve se pse amerikanët e votuan z. Trump për president të SHBA …

Tags: edi rama
Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 11 nëntor 2016

Next Post

PROBLEMI SHQIPTAR NE MAQEDONI: LSDM-JA DHE SHQIPTARËT

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

PROBLEMI SHQIPTAR NE MAQEDONI: LSDM-JA DHE SHQIPTARËT

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.