• Latest
  • Trending
  • All

PROBLEMI SHQIPTAR NE MAQEDONI: LSDM-JA DHE SHQIPTARËT

11/11/2016

SHBA ndëshkon Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje

16/04/2021

Gjermania në alarm nga shpërthimi i covid, Merkel kërkon kufizime

16/04/2021

Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

16/04/2021

Ambasadorja Kim thirrje të fortë shqiptarëve: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e familjes së tij

16/04/2021

Gjermania `dorëzohet`, situata në spitale dramatike

16/04/2021

“Nuk e pranojmë këtë”/ U nisën për mirë por ministrat e Greqisë dhe Turqisë përplasen në konferencë

15/04/2021

Europa League/ Dalin çiftet gjysëmfinaliste Roma-Manchester United dhe Arsenal-Villareal

15/04/2021

Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020

15/04/2021

Luftanijet e SHBA drejt Ukrainës kthehen mbrapsht pas paralajmërimit nga Rusia

15/04/2021

Familja mbretërore publikon fotot e rralla me Princ Philipin

15/04/2021

Si u shua vota e Diasporës?

15/04/2021

Rita Ora e lumtur për muralen me veshje kombëtare që po i bëhet në Ferizaj

15/04/2021
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 16 April, 2021
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    SHBA ndëshkon Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje

    Gjermania në alarm nga shpërthimi i covid, Merkel kërkon kufizime

    Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

    Ambasadorja Kim thirrje të fortë shqiptarëve: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e familjes së tij

    Gjermania `dorëzohet`, situata në spitale dramatike

    “Nuk e pranojmë këtë”/ U nisën për mirë por ministrat e Greqisë dhe Turqisë përplasen në konferencë

    Europa League/ Dalin çiftet gjysëmfinaliste Roma-Manchester United dhe Arsenal-Villareal

    Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020

    Luftanijet e SHBA drejt Ukrainës kthehen mbrapsht pas paralajmërimit nga Rusia

    Familja mbretërore publikon fotot e rralla me Princ Philipin

    Biden i propozon presidentit rus takim të nivelit të lartë

    Biden përshëndet myslimanët me rastin e Ramazanit

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Aktualitet

    PROBLEMI SHQIPTAR NE MAQEDONI: LSDM-JA DHE SHQIPTARËT

    11/11/2016
    in Aktualitet, SHQIPERIA, Vendi

    Lajme teNjejta

    SHBA ndëshkon Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje

    16/04/2021

    Gjermania në alarm nga shpërthimi i covid, Merkel kërkon kufizime

    16/04/2021

    Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

    16/04/2021

     ALAJDIN DEMIRI

    Në vitin 1990 ishte krejtësisht e qartë se shpërbërja e Jugosllavisë ishte në prag, si edhe rruga se si do të bëhej ajo – me një luftë që e kaploi regjionin e tërë, me përjashtim të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në këtë kohë paralajmërohej edhe mënyra e re e organizimit politik, kjo në formë të pluralizmit politik, pra ekzistimi i shumë partive politike dhe gara në sistemin zgjedhor, si dhe formimi i qeverisë së dalë nga zgjedhjet. Në këtë kohë Partia Komuniste u paraqit si trashëgimtare kryesore e organizimit politik, tash në një formë të re të reformuar në socialdemokratë. Edhe pse nuk doli fituese e zgjedhjeve të para shumëpartiake në Maqedoni, ajo mori mandatin e formimit të qeverisë. Përveç saj, u formuan edhe parti të tjera, të cilat u formuan në bazë nacionale, ngase LKJ-ja e ruajti të drejtën që ta trashëgojë multinacionalitetin e sistemit të kaluar komunist. Në të vërtetë, ky multinacionalitet ishte ideja e bashkim-vëllazërimit në aspekt imagjinar, inekzistent, ndërsa realiteti ishte tjetër: dominimi ishte i bazuar në hegjemonizmin, fillimisht serb, në nivel global të Jugosllavisë, dhe hegjemonizmin sllav në nivel republikan të Maqedonisë. Kjo ishte edhe arsyeja themelore e shpërbërjes së Jugosllavisë. Por, ridefinimi i shtetit, pavarësimi i Maqedonisë, i përjashtoi shqiptarët, kështu që multinacionaliteti u reduktua në disa nacionalitete me numër të vogël që aderojnë në këtë parti, si boshnjakët, torbeshët dhe vllahët. Pra, shqiptarët u detyruan të formojnë parti nacionale, në fillim dy, por pa përcaktime të qarta politike, që është e kuptueshme se orientimi politik nuk kishte traditë dhe ishte kohë e hutisë. Situata e krijuar në Maqedoni, në formë të rikonstruimit të shtetit si shtet unitar, i detyroi partitë politike shqiptare të orientohen si parti të djathta dhe në programet e tyre e futi çështjen shqiptare në Maqedoni.

    Përcaktimi politik nuk ishte orientim klasor, ideologjik ose tradicional, por më tepër huti, përzierje numrash dhe strukturash – vetëm orientimi nacional ishte kusht për aderim dhe funksionim të partisë. Kjo situatë u krijua edhe te maqedonasit, ku u profiluan partitë nacionale me programe dhe platforma nacionaliste, si “Maqedonia e maqedonasve” e ngjashëm, pra gara politike u transferua në garë nacionale, nga njëra anë, që “Maqedonia është e maqedonasve” dhe, nga ana tjetër, Maqedonia të jetë shtet edhe i shqiptarëve. Kështu filloi gara e përcaktimit të shqiptarëve si pakicë, së cilës në bazë të konventave ndërkombëtare i garantohen të drejta të caktuara, që në nivel real nuk korrespondon dhe paraqet tkurrjen e të drejtave nga Kushtetuta e vitit 1974, në të cilën shqiptarët definoheshin elementë konstituivë të shtetit, si Kosova në Jugosllavi, dhe e drejta e konsensusit në Maqedoni. Ideja e realizimit të barazisë kombëtare filloi të realizohet në formë të koalicionit qeveritar, ku një parti politike fituese e zgjedhjeve parlamentare maqedonase detyrohet të koalicionojë me një parti politike shqiptare, gjithashtu fituese e zgjedhjeve, por në taborin shqiptar, që kështu të krijojë idenë e dy fituesve. Kështu koalicioni në praktikë u bë gjithmonë fiktiv, pra vetëm të qenit në qeveri bashkë, por jo edhe koalicion programor, që do të thotë se çfarë programi qeveritar do të zbatohej. Kjo ndodhi për arsye të mungesës së konsensusit, se demokracia mazhoritare e përjashton konsensusin dhe krijon demokracinë e numrave dhe mbledhjes së tyre në një tërësi. Kështu koalicionet u bënë në mënyrë gojore, asnjëherë të shkruara, kështu që doli se shqiptarët i votuan projektet maqedonase, si “Shkupi 2014” që nuk ka fund ende, edhe pse duhej të përfundonte më 2014.

    Refuzime për këtë mënyrë të ngritjes së shtetit pati gjithmonë nga ana e shqiptarëve, natyrisht në forma të organizuara dhe të rastësishme, por në permanencë. Në këtë mënyrë referendumi për Iliridën ishte forma më e organizuar e një procesi demokratik dhe, madje, një orvatje për instalim të demokracisë konsensuale. Por, çuditërisht, partia që vetë e organizoi, menjëherë hoqi dorë prej tij, sigurisht e kërcënuar me aferën e armëve që pasoi. Tendencat për zgjidhjen e problemit ndëretnik në Maqedoni kanë qenë permanente, si afera e armëve, rasti i Gostivarit dhe i Tetovës dhe, më në fund, lufta e 2001-shit.

    Në fakt, lufta e 2001-shit u nis me një koncept, por përfundoi me një koncept tjetër. Në fillim u deklarua se “luftuam për ta mbrojtur Maqedoninë” (Ali Ahmeti) – nëse këtë e kupton ndonjë njeri normal, hallall i qoftë. Si rezultat i përfundimit të luftës ishte Marrëveshja e Ohrit, e cila kishte për detyrë ta reformojë shtetin dhe të mos shpallë fitues dhe humbës, mirëpo menaxhimi i marrëveshjes së Ohrit ishte jofunksional, ngase nuk i krijoi instrumentet e realizimit, pra ligjet e votuara në parlament, me të cilat realizohet ajo, por ngeli në vullnetin e partive politike, që këtë marrëveshje e zhbëri dhe secili e përjetoi siç deshi: VMRO-ja thotë se përfundoi plotësisht, pra u realizua, ndërsa BDI-ja dëshiron ta bëjë ikonë politike të përjetshme, të cilën do ta përdorë pa fund, derisa të ekzistojë.

    Kronologjia e shkurtër dhe në vija të trasha duhet ta sqarojë punën dhe veprimin e partive politike, si të atyre maqedonase, ashtu edhe shqiptare. Partitë politike maqedonase, si e majta ashtu edhe djathta, janë të kënaqura me punën dhe veprimin e tyre. Ato krijuan shtetin e pavarur të maqedonasve. Këtu duhet theksuar se e majta ishte më e matur, ngase në fillim kishte dilema rreth referendumit dhe pavarësisë dhe frikë për ekzistimin e shtetit të pavarur. Andaj në klauzolë ishte edhe lidhja me Jugosllavinë. Ndërkaq e djathta, me platformë nacionaliste, e përvetësoi tërësisht suksesin e pavarësisë së Maqedonisë, edhe pse në atë kohë ishte në opozitë, që në aspektin puro politik dëshmon bashkëpunim të plotë pozitë-opozitë, që në politikë është raritet. Në anën tjetër, partitë politike shqiptare janë plotësisht të pasuksesshme me punën e tyre dhe orientimet politike, si edhe realizimet programore. Parimisht partitë janë të orientuara nga e djathta ose nga e djathta kah qendra, që esencialisht nuk ka ndonjë dallim të madh.

    Për mossukseset e veta, partia e parë (PPD) u dënua me ndarje në dy grupacione. Kështu lindi PPDSH, kjo si dhe shpërbërje e grupacionit të parë. PPDSH-ja hyri në politikë me platformë (marrëveshja historike), të cilën e mbajti gjallë në politikë deri në momentin kur u konvertua dhe hyri në koalicione të paqarta dhe jashtë platformës politike. Në këtë kohë u paraqit edhe ideja e ndarjes së Maqedonisë nga partia maqedonase. Lufta prodhoi edhe një parti të re, atë të BDI-së, që ishte substanca e LPK-së dhe nga të mbeturit e PPD-së. Por, kjo parti asnjëherë nuk u mor me politikë, por vetëm me veten, dhe u bë peng i koalicionit me VMRO-në: në fillim me hipotekën e Gjykatës së Hagës, kurse më vonë me veprimtari kriminale të elitës politike, për çka dëshmuan përgjimet, që në mënyrë permanente e zhbënte atë si parti dhe e bënte qendër të bizneseve dhe të punësimit.

    Orientimi i partive politike si qendra të biznesit dhe punësimit i zhbëri me shpejtësi të gjitha partitë, sepse ofertat e këtilla janë të limituara dhe nuk i përmbushin nevojat e masës dhe, si rezultat i kësaj situate, u paraqit një numër i konsiderueshëm i partive të reja politike. Këto parti janë të dala nga partitë ekzistuese si degë të pakënaqura me politikëbërjen dhe kthimin e idesë politike në vlerat bazike, pra realizimin e platformave nacionale.

    Krahas paraqitjes së partive të reja, fillon edhe një prirje e re – aderimi në parti maqedonase dhe kërcënimi i disa grupacioneve të elektoratit se më mirë është të votohet parti maqedonase, me arsyetim se edhe ashtu partitë shqiptare i dhurojnë votat partive maqedonase për projektet e tyre personale. Ideja e aderimit në parti maqedonase nuk është edhe e re, sepse LSDM-ja – si parti e majtë, si trashëgimtare e LKM-së – në radhët e veta në atë kohë (socializëm) ka pasur shqiptarë, por ata kanë qenë të zgjedhur me kritere të ashpra komuniste – jo secili mund të bëhej anëtar i LKM-së (komunist). Zgjedhja e këtillë kërkon persona anacionalë, që pranojnë të veprojnë si të këtillë me përfitime abstrakte nacionale (vëllazërim-bashkim) dhe të jesh mbi kombin, të jesh frontmen i socialdemokracisë dhe të bësh tifo te shqiptarët, që në esencë është e mundur dhe e duhur në një shoqëri qytetare, ndërsa në Maqedoni – si shtet nacional – nuk mundet, sepse edhe social-demokratët funksionojnë si nacionalë. Mjafton për këtë t’i rikujtojmë kohët e qeverisjes së LSDM-së.

    Ndërkaq grupacionet e ndryshme shqiptare që mendojnë se më mirë është të votohen drejtpërdrejt partitë maqedonase, me ç’rast kryesisht mendohet në LSDM-në, sepse në VMRO nuk mund të kenë akses, janë kryesisht në vendbanimet rurale, ku gjendja ekonomike është skajshmërisht e rëndë. Ata mendojnë se kapacitetet e punësimit dhe të përmirësimit të gjendjes ekonomike janë më të mëdha te partitë maqedonase se te ato shqiptare. Pra, nëse ndodhë kjo, ato do të jenë vota të fukarallëkut dhe jo vota politike ose nacionale, sepse ata do të vazhdojnë edhe më tej të jenë shqiptarë, por edhe të varfër. Një rol të veçantë ka luajtur edhe vetë LSDM-ja, duke proklamuar verbalisht disa të drejta shqiptarëve, siç është përdorimi i gjuhës, por ata nuk kanë orientime programore, pra është një fushatë duke dëshmuar vullnetin se ata janë më të mirë se të tjerët. Bleta Shqiptare

    Tags: edi rama
    Previous Post

    SHTETI I TË MARRËVE: FITORJA NË ZGJEDHJE E Z. DONALD TRUMP, PROBLEMI SHQIPTAR DHE IDIOTËT E GJITHEDITUR TË TIRANËS

    Next Post

    SOT HAPET EKSPOZITA E Z. EDI RAMA NË NJU JORK: EDHE PO ERDHI… ASNJË ZYRTAR NUK DO TË TAKOHET ME TË

    Related Posts

    SHBA ndëshkon Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje

    by TheAlbanian.co.uk
    16/04/2021
    0

    Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë se ai i kishte thënë homologut të tij rus...

    Gjermania në alarm nga shpërthimi i covid, Merkel kërkon kufizime

    by TheAlbanian.co.uk
    16/04/2021
    0

    Situata me Covid-19 në Gjermani është shumë serioze. Kështu kancelarja, Angela Merkel, u bëri thirrje ligjvënësve që t’i aprovojnë asaj...

    Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

    by TheAlbanian.co.uk
    16/04/2021
    0

    Departamenti amerikan i Shtetit i tha programit të Zërit të Amerikës në gjuhën serbe se Shtetet e Bashkuara mbështesin tërësinë...

    Ambasadorja Kim thirrje të fortë shqiptarëve: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e familjes së tij

    by TheAlbanian.co.uk
    16/04/2021
    0

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në Twitter, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Duke shpërndarë...

    Next Post

    SOT HAPET EKSPOZITA E Z. EDI RAMA NË NJU JORK: EDHE PO ERDHI… ASNJË ZYRTAR NUK DO TË TAKOHET ME TË

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.