• Latest
  • Trending
  • All

Shtëpia e Bardhë: SHBA e shqetësuar se Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës

15/01/2022

Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

07/08/2022

Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

07/08/2022

Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

07/08/2022

Bordi ul vetëm me 1 lek çmimin e naftës

06/08/2022

Tensionohet situata/ Sulmohet me armë policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit

06/08/2022

Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

06/08/2022

PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

06/08/2022

“The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

06/08/2022

Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

05/08/2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

05/08/2022

“Hamë bukë thatë”, çmimet rekord, shqiptarët të zhytur në varfëri: I kemi harruar erën mishit

05/08/2022

SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

04/08/2022
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 8 August, 2022
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

    Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

    Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

    Vetëtima godet Shtëpinë e Bardhë, shkon në tre numri i të vdekurve 

    PËRGJAKET autostrada kroate, autobusi me targa polake del nga rruga, 11 të vdekur dhe 34 të plagosur  

    “The Times” shkruan për vdekjen tragjike të Jonadës: Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama, protesta në mbarë vendin 

    Pas lëshimit të raketave nga Kina, Japonia merr vendimin e papritur 

    Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën 

    SHBA në alarm nga lija e majmunit/ Shpallet gjendje emergjente shëndetësore 

    Protestë për Joandën/ Qytetarët drejt Kryeministrisë, policia vëzhgon nga larg 

    “Sunny Hill Festival” nis sonte në Prishtinë/ Dua Lipa: Jam krenare dhe e lumtur që ndodhem këtu, shpresoj të kënaqemi 

    Ngjarja tragjike në Himarë, qytetarët në Shëngjin kryejnë homazhe për sensibilizim! Ndezin qirinj në bregdet 

    Trending Tags

    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im

      “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

      “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

      “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

      “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

      “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

      Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

      “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

      “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

      Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

      “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

    • Web TV
    No Result
    View All Result
    The Albanian
    No Result
    View All Result
    Home Lajme Aktualitet

    Shtëpia e Bardhë: SHBA e shqetësuar se Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës

    15/01/2022
    in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

    Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë së shpejti në Ukrainë, duke fabrikuar një pretekst për luftë nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

    Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj evropianë dhe Rusisë rreth vendosjes së dhjetëra mijëra trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës përfunduan pa rezultat këtë javë, pa plane konkrete për t’u takuar përsëri. Sulmi kibernetik kundër Ukrainës i ka ndezur më tej tensionet.

    Lajme teNjejta

    Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

    07/08/2022

    Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

    07/08/2022

    Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

    07/08/2022

    Një zëdhënës i Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare tha se nuk ishte ende e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik, por se presidenti Joe Biden ishte informuar për të.

    “Ne jemi në kontakt me ukrainasit dhe kemi ofruar mbështetjen tonë ndërsa Ukraina heton lidhur me pasojat dhe natyrën e tij dhe merr masa kundër incidenteve”, tha zëdhënësi.

    Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike për Rusinë nëse presidenti rus Vladimir Putin ndërmerr një ndërhyrje në Ukrainë. Rusia mohon të ketë plane për të sulmuar Ukrainën dhe i ka kërkuar NATO-s të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe të japë garanci sigurie që ka propozuar Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i kanë refuzuar kërkesat.

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se qeveria ruse mund të jetë duke u “përgatitur për një ndërhyrje në Ukrainë që mund të rezultojë në shkelje të gjera të të drejtave të njeriut dhe krime lufte nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj.”

    “Si pjesë e planeve të saj, Rusia po krijon terrenin që të sajojë një pretekst për pushtim, përfshirë aktivitete sabotuese dhe operacione informative, që t’i përdorë më pas për të akuzuar Ukrainën për përgatitjen e një sulmi të afërt kundër forcave ruse në Ukrainën lindore.” tha zonja Psaki.

    Ushtria ruse “planifikon t’i fillojë këto aktivitete disa javë përpara një ndërhyrjeje ushtarake, që mund të fillojë nga mesi i janarit deri në mes të shkurtit,” tha ajo.

    Zëdhënësja tha se nëse Presidenti rus Vladimir Putin ndërmerr hapa të tillë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ashpër.

    “Nëse ata vendosin të angazhohen në negociata dhe bisedime diplomatike, ne do të jemi shumë të hapur dhe shpresojmë që (Moska) ta bëjë një gjë të tillë. Por në fund të fundit, është një zgjedhje që u takon atyre,” tha ajo.

    Operacion i mundshëm provokues

    Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që tregojnë se Rusia ka pozicionuar tashmë një grup operativësh për të kryer një operacion provokues në Ukrainën lindore.

    “Operativët janë të trajnuar në luftën urbane dhe në përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotimi kundër forcave pro-ruse” tha zyrtari, i cili foli me kushtin që të mos identifikohet.

    Zyrtari tha gjithashtu se të dhënat tregojnë se “aktorë të përpjekjeve të ndikimit rus tashmë kanë filluar të fabrikojnë provokime në mediat shtetërore dhe sociale për të justifikuar një ndërhyrje ruse dhe për të shkaktuar përçarje në Ukrainë.”

    Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se duke u nisur nga shembujt e historisë, vështirë që këto lloj aktivitetesh të bëhen pa dijeninë e udhëheqësve të lartë rusë.

    I pyetur nëse ushtria amerikane do të vazhdojë të mbështesë forcat ukrainase në rast të një pushtimi rus, zoti Kirby tha: “Ne i kemi dhënë dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë sigurie Ukrainës për mbrojtjen e saj.”

    Previous Post

    “Mbreti” Broja, The Sun: Chelsea projekton të ardhmen me të, Southampton ëndërron

    Next Post

    REKORD I ZI të infektuarish me Covid, Omicron bën “namin” në Shqipëri, sa viktima u shënuan në 24 orë

    Related Posts

    Përshkallëzohet tensoni, Tajvani: Kina simuloi sulme kundër ishullit 

    by TheAlbanian.co.uk
    07/08/2022
    0

    Kina simuloi sulme në Tajvan në ditën e tretë të stërvitjeve ushtarake rreth ishullit. Tajvani tha se stërvitjet e sotme...

    Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë 

    by TheAlbanian.co.uk
    07/08/2022
    0

    Aktori shqiptar Florind Belliu është vetëhedhur nga pallati në Bronx të SHBA-së bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u...

    Blinken: SHBA do të mbrojë Filipinet, nëse sulmohet në Detin e Kinës Jugore 

    by TheAlbanian.co.uk
    07/08/2022
    0

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Filipinet se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë vendin nëse sulmoheshin në Detin...

    Bordi ul vetëm me 1 lek çmimin e naftës

    by TheAlbanian.co.uk
    06/08/2022
    0

    Bordi i Transparencës ka vendosur që ta ulë me vetëm 1 lek çmimin e naftës në vend, edhe pse në...

    Next Post

    REKORD I ZI të infektuarish me Covid, Omicron bën "namin" në Shqipëri, sa viktima u shënuan në 24 orë

    The Albanian video production

    The Albanian

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome to The Albanian

    • About
    • Advertise
    • Contact
    • Privacy Policy

    Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Albcontacts
    • Lajme
    • Opinion
    • Më shumë
      • Kulture
      • Diaspora
      • Histori
      • Shqipëria
    • Udhetimi im
    • Web TV

    © 2020 The Albanian designed by Shef Domi

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.