Shumica e të intervistuarve e bënë të qartë se nuk e konsiderojnë normale një gjë të tillë, por duke pasur parasysh sesa polemizues është personazhi në fjalë, nuk iu bën edhe aq çudi. “Ishte goditje për mua, të them të drejtën, por s’është se nuk e prisja nga ai. Është nga ata humbësit idhnak. Me pak fjalë, kur gjërat nuk shkojnë siç do Trump, duhet të jenë patjetër të manipuluara”, tha Steve Chiprut, specialist marketingu.
“Toni i kandidatit republikan në debatin e fundit ishte fëminor dhe shumë më personal. Nuk besoj se kjo është mënyra e duhur për të qenë një kandidat presidencial”, tha Alyson Carosello, dizenjuese aksesorësh.






















