• Latest
  • Trending
  • All

Pasuritë e pista, kontroll deri në vitin 1992, panik në drejtësi

21/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pasuritë e pista, kontroll deri në vitin 1992, panik në drejtësi

21/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Raporti i ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë do të jetë baza për vendimmarrjen e institucioneve të Vetingut, konkretisht për Komisionin Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, për largimin apo jo të gjyqtarit dhe prokurorit nga sistemi i drejtësisë.

Duke nisur numërimin nga data 8 Tetor, njerëzit e drejtësisë kanë vetëm 30 ditë kohë për dorëzimin e plotë të deklaratës së pasurisë pranë ILDKP. Referuar afateve, parashikuar në ligjin e Vetingut, ILDKP do të nisë kontrollin e plotë të pasurive javën e dytë të muajit nëntor.

Ky proces kontrolli, i cili do të zgjasë jo më shumë se 180 ditë, do të kryhet në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kontroll që nga ’92
Orë tensioni, pasigurie dhe paniku në sistemin e drejtësisë. Shqiptarja.com ka mësuar se, inspektorët e ILDKP do të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, pasurinë e njerëzve të drejtësisë, duke verifikuar dokumentacionin e paraqitur nga vetë subjektet, por edhe dokumentet e mbledhura në rrugë të tjera, që nga viti 1992, që përkon me rrëzimin e sistemit komunist. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese vendase, inspektorët e ILDKP do kalojnë në lupë pasuritë e njerëzve të drejtësisë, të akumuluar gjatë gjithë periudhës së pluralizmit në Shqipëri. Përpos ligjshmërisë së pasurive të deklaruara, në fokus të inspektorëve do të jenë sigurisht pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit. Për herë të parë, në sitë do kalojë edhe pasuria e një rrethi njerëzish të lidhur me prokurorët dhe gjyqtarët.

Shtrirja në kohë
Shtrirja në kohë e hetimeve bëhet për të zhveshur prokurorët dhe gjyqtarëve nga çdo alibi, mundësi dhe manovër, për të kamufluar dhe justifikuar pasuritë e paligjshme. Në ’92, pothuajse çdo subjekt, kishte një apartament apo një shtëpi modeste. Në këtë kuadër, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të justifikojnë me dokumente ligjore çdo pasuri të luajtshme apo të paluajtshme të vënë pas vitit 1992. Nga ana tjetër, ILDKP, për qëllimet e rivlerësimit, do të kërkojë nëpërmjet Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit. Të dhëna dhe dokumente pritet të ofrojnë edhe ekspertët e BE dhe SHBA, pjesë e ekipit të vëzhguesve ndërkombëtar. Gjyqtarët dhe prokurorët, sipas ligjit të Vetingut, do të kenë gjithnjë barrën e provës, për justifikimin e pasurive me dokumente ligjore dhe fakte, kur ekspertët do të dyshojnë për burimin e pasurisë së deklaruar.

Gjyqtarët dhe prokurorët me probleme
Ka një perceptim të fortë publik se, 80 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve posedojnë pasuri të paligjshme, produkt i praktikave korruptive. Por nga të dhënat e deritanishme, nga shqyrtimet e ILDKP, nga kontrollet e kryera jo për llogari të procesit të Vetingut dhe nga bashkëpunimi me partnerët e huaj, gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë probleme me ligjshmërinë e pasurisë. E thënë ndryshe rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor pasurinë, kanë fshehur pasurinë, kanë mashtruar me deklaratën e pasurisë ose janë në konflikt interesi.

Tre mundësi shpëtimi
Jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë do të përjashtohen nga sistemit i drejtësisë apo mund të ndiqen penalisht. Kushtetuta e re dhe Vetingu parashikon tre mundësi shpëtimi. Së pari, pika 2 e nenit 32 e ligjit të Vetingut, parashikon që, nëse subjekti i rivlerësimit është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë institucionit të rivlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Por, do të jenë institucionet e rivlerësimit ata që do të vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme apo jo. Ky rregull zbatohet edhe në ato raste kur organi përgjegjës për lëshimin e dokumenteve justifikuese nuk përgjigjet brenda afatit ligjor. Së dyti, gjyqtari dhe prokurori përjashtohet nga sistemi vetëm kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Së treti, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

Raporti i ILDKP
Raporti i ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë do të jetë baza për vendimmarrjen e institucioneve të Vetingut, konkretisht për Komisionin Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, për largimin apo jo të gjyqtarit dhe prokurorit nga sistemi i drejtësisë.

Pasuritë
Nga të dhënat e deritanishme, nga shqyrtimet e ILDKP, nga kontrollet e kryera jo për llogari të procesit të Vetingut dhe nga bashkëpunimi me partnerët e huaj, gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë probleme me ligjshmërinë e pasurisë.

11 Rregullat

Vërtetësia e të dhënave të deklaratës
Për çdo pasuri bashkëlidhet dokumentacioni ligjor justifikues
Afati 30 ditor për dorëzimin e deklaratës
Deklarimi i pasurive të afërmve
Deklarata plotësohet në mënyrë elektronike
Gjyqtari dhe prokurori nuk nënshkruan deklaratën e të afërmve
Nuk mund të mbahen cash më shumë 1,5 milionë lekë.
Të gjitha faqet e deklaratës duhet të nënshkruhen nga subjekti i rivlerësimit
Data e dorëzimit shënohet në faqen 1 të deklaratës
Dorëzimi i deklaratës së pasurisë duhet të bëhet vetëm nga vetë subjekti
Deklarata duhet të shoqërohet me certifikatën personale dhe familjare

Kushtet për t’i konfirmuar në detyrë, pezulluar dhe shkarkuar

1. Konfirmimi në detyrë

a) Kur arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë;
b) Kur arrin nivel të besueshëm në kontrollin e figurës;
c) Kur arrin një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

2. Pezullimi nga detyra

1. Pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur programin e trajnimit për një periudhe 1-vjeçare i jepet subjektit të rivlerësimit nëse janë evidentuar mangësi në aftësitë e tij
profesionale që mund të plotësohen.

2. Në rast se subjekti i rivlerësimit përfundon programin e trajnimit, Shkolla e Magjistraturës i paraqet Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit dhe vëzhguesve ndërkombëtarë rezultatet e provimit përfundimtar, duke u shprehur nëse mangësitë janë mënjanuar ose jo.

3. Komisioni njofton subjektin e rivlerësimit brenda 10 ditëve të paraqesë një shpjegim me shkrim mbi arsyet e mospërfundimit me rezultate të kënaqshme të programit të trajnimit gjatë periudhës së pezullimit. Një kopje e këtij njoftimi i dërgohet vëzhguesit ndërkombëtar.

3. Shkarkimi nga detyra

1. Kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.

2. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

3. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të neneve 39 dhe 33 të këtij ligji.

4. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.

5. Në rast se nga vlerësimi tërësor, në kuptim të nenit 4, pika 2, të këtij ligji, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësi e nëpërmjet programit të trajnimit.

Tags: albanian
Previous Post

Shtëpia e Bardhë reagon ndaj deklaratave të Trump për mosnjohjen e zgjedhjeve

Next Post

Prizren: Arrestohet pasi e shantazhonte një grua në Facebook

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Prizren: Arrestohet pasi e shantazhonte një grua në Facebook

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.