• Latest
  • Trending
  • All

Shtabi i NATO-s instalohet në Shqipëri

29/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shtabi i NATO-s instalohet në Shqipëri

29/11/2014
in Lajme, Vendi

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) do të ngrejë qendrën e tij ushtarake në Shqipëri, duke bërë që NATO të ketë një bazë të re në Ballkanin Perëndimor. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes,

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) e shtabit të komandës supreme aleate për transformimin, në plotësim të protokollit të Parisit”. Sipas këtij pakti veç SHAPE, në Shqipëri do të vendosen dhe trupat e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin. “Me aderimin në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut për statusin e forcave të tyre dhe në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, Shqipërisë i lind detyrimi të marrë përsipër përgjegjësinë e vetme për realizimin e rregullimeve të përshtatshme për t’ia bërë të vlefshme një force apo një përbërësi civil ndërtesat dhe tokën që ajo kërkon, si dhe mjediset dhe shërbimet që kanë lidhje me to. Bazuar në këtë marrëveshje, shtabi aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Republika e Shqipërisë merr të gjitha masat, përfshirë dhe miratimin e zbatimin e legjislacionit të nevojshëm për krijimin e lehtësirave të nevojshme për aktivitetin normal të shtabit aleat. Miratimi i kësaj marrëveshjeje do të përbëjë bazën ligjore të nevojshme për funksionimin e shtabit dhe të të gjitha përfitimeve në favor të shtetit shqiptar”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Territori

Shtabi aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Në këtë kuptim, sipas qeverisë, territori në të cilin do të ngrihet shtabi aleat do të jetë i paprekshëm. Republika e Shqipërisë do të marrë masat e nevojshme për të siguruar truallin, ndërtesat dhe instalimet fikse që kërkohen për përdorim nga shtabi aleat. Këto asete do të ofrohen falas, pa taksë ose licencë dhe hollësitë përcaktohen në një marrëveshje të veçantë. Arkivat dhe dokumentet e tjera zyrtare të shtabit aleat, të mbajtura në mjediset e përdorura nga ato shtabe ose në zotërim të cilitdo personi të autorizuar në mënyrën e duhur nga shtabet, do të jenë të paprekshme përveçse kur shtabi ka hequr dorë nga ky imunitet.Marrëveshja rregullon çështjen e imuniteteve dhe privilegjeve për personelin e nivelit të lartë të shtabit, si: imuniteti dhe ndalimi, arrestimi, veprimet juridike të çdo lloji, të ndërmarra nga autoritetet shqiptare, paprekshmëria e dokumenteve personale, lehtësira dhe respektim të llogarive bankare apo bagazheve personale të njëjta me atë të personelit diplomatik, si dhe imunitet për fjalët e thëna dhe vlerat e kryera në përmbushje të misionit zyrtar. Kjo marrëveshje rregullon statusin e anëtarëve të personelit të shtabit si dhe personelit të caktuar nga organizata të tjera. Shtabi ka në përbërje personel ndërkombëtar dhe personel të përzgjedhur nga shteti shqiptar, si dhe mund të punësojë personel shqiptar. Në të përcaktohen mënyra e hyrjes, largimit, punës dhe qëndrimit të personave në shtabin aleat.

Financat dhe mospagimi i taksave

Kontrollin financiar të një shtabi e bën vetëm Bordi Ndërkombëtar i Auditit të NATO-s. Shqipëria nuk do të ketë të drejtën që të kryejë auditimin e financave, por as të përfitojë nga vjelja e tatimeve dhe detyrimeve të tjera doganore, si dhe të furnizimit me energji. Marrëveshja, sipas relacionit, përcakton të drejtën e shtabit për t’u përjashtuar nga të gjitha tatimet, detyrimet, tarifat dhe pagesat e parashikuara në legjislacionin e brendshëm. Gjithashtu, kjo marrëveshje garanton lehtësitë fiskale për karburantin, duke u përjashtuar nga tatimet, detyrimet, tarifat dhe pagesat për karburantet dhe lubrifikuesit për përdorimin e automjeteve të transportit rrugor, ajror dhe detar në pronësi ose që përdoren në mbështetje të aktiviteteve zyrtare të shtabit aleat, si dhe për sistemet e ngrohjes/ftohjes ose gjeneratorëve të energjisë elektrike që përdor shtabi. Ky projektligj do të sjellë efekte financiare në momentin që Këshilli i Atlantikut të Veriut do të marrë vendimin për krijimin e shtabit aleat në territorin e Republikës së Shqipërisë. Hollësitë financiare do të përcaktohen në marrëveshje teknike që do të lidhen në zbatim të kësaj marrëveshjeje. Sipas dispozitave të kësaj marrëveshjeje, siguria brenda shtabit do të garantohet nga vetë forcat e tij. Republika e Shqipërisë është përgjegjëse për mbrojtjen e shtabit nga çdo kërcënim, sulm apo rrezik i papritur që vjen nga jashtë perimetrit të tij si dhe për mbrojtjen e personave me status VIP që vizitojnë shtabin, shkëmbimin dhe sigurimin e informacionit për rreziqe reale drejtuar personave të caktuar në shtab.

Previous Post

Haradinaj: Procesi i gjykimit në Tribunalin e Hagës,i dhimbshem

Next Post

Serbet duan shtatë përqind pjesmarrje në qeveri

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serbet duan shtatë përqind pjesmarrje në qeveri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.