Ami Kokalari është një nga ato fëmijë, që çdo prind do të dëshironte të kishte.
Në dëftesën e vitit të shkuar ajo i kishte të gjitha dhjeta, që nga lënda e parë ajo e gjuhës italiane, për të vazhduar me matematikën dhe për të përfunduar me vizatimin e fizkulturën.
Kështu e ka mbyllur Ami ciklin tetëvjeçar të parë të arsimit të saj, por në bisedën që realizojmë me të e kuptojnë që vullneti për të shkëlqyer njëlloj si këto tetë vjet nuk i mungon. Ka përfunduar shkollën tetëvjeçare Stefanini në qytetin Treviso të Italisë me të gjitha dhjeta dhe kjo ka bërë që edhe gazetat e zonës ta nxirrnin në faqet e para në qershor të këtij viti.
Amy Kokalari ka lindur në Treviso dhe është vajzë e vetme e Vesimit, një teknik-mekanik në profesion dhe Elvanës, gruas dhe bashkëshortes që është kujdesur gjatë gjithë këtyre vjetëve t’i japë Amit edukatën që ajo reflekton sa herë që e takon. Ashtu si shumë familje të tjera shqiptare edhe kjo familje u shpërngul në Itali gjatë vitit 1991. Fillimisht, ka mbërritur në Itali, Vesimi, babai i Ami-t e një vit më pas edhe Elvana, nëna.
Ami e mbaroi shkollën e mesme me të gjitha dhjetë e lart.
Dhe më shumë se dhjetë nuk ka, por ajo u diplomua për tetë vitet e para të shkollimit me dhjetë e lart.
Përveç librave, Ami ka pasion baletin klasik dhe këngën: e regjistruar në drejtimin muzikor të shkollës, studion për kitarë dhe është pjesë e korit dhe e instrumentistëve të orkestrës së shkollës. Prej disa vitesh është nxënëse edhe e korit profesionist të zërave të bardhë të Shoqatës muzikore Manzato.
Në shtator Ami do të nisë liceun klasik Canova në drejtimin gjuhësor ku do të vazhdojë të mësojë gjuhët e huaja që i ka shumë pasion.

















