Një 30 –vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje ish –të dashurën e tij greke e më pas u vetëvra. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 14 shkurtit, ditën e Shën Valentinit, në Kalamata të Greqisë. Eris Ismaili e qëlloi me armë zjarri në kokë ish –të dashurën e tij, 32 –vjeçaren Elina Vahcaviolou, që punonte si instruktore në një palestër. Mediat greke shkruajnë se krimi i dyfishte ndodhi rreth orës 21.00 në rrugën “Abia” pas një grindje mes dy të finjve. Sipas tyre, Eris Ismaili kishte jetuar për disa vite në qytetin e Kalamatas dhe ishte dëbuar, por ishte rikthyer së fundi si klandestin. Ai ishte ndarë nga e dashura e tij dy muaj më parë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















