Eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës dhe largimi i shqiptareve të Shqipërisë, si dhe trajtimi barbar që po iu bëhet atyre nga disa vende, ka detyruarsot Aleancën KuqeZi të protestojë para bllokut të ambasadave.
Aktivistët e Aleancës improvizuan një mur izolimi me mbishkrimin: “Jo, kafaz izolimi per shqiptatarët”.
Drejtues të Aleancës KuqeZi deklaruan në protestë para trupit diplomatik se: “Kosova duhet të hyj në zonën Shengen dhe shqiptarët atje duhet të lëvizin lirisht.
“Shqiptaret si komb e kanë të ardhmen drejt perendimit dhe Jo drejt lindjes”-citohet nga deklarata e lexuar nga Sekretari i Pergjithshem, Redi Ramaj.
Aleanca ben me dije se duhet te propozohet nje status për shqiptaret e Shqiperisë qe kerkojne azil politik, sipas saj, Shqipëria është e pasigurtë për jetën, pronën dhe familjen.
Më tej, AK-ja iu bën thirrje qeverive europiane të mos i mbyllin shqiptarët në kampe si geto.”
Ne fjalen e tij, Sekretari i Përgjithshëm Ramaj deklaroi se: “Mbi 100.000 emigrant nga Shqipëria dhe Kosova janë larguar në 2014. Tirana dhe Prisi Prishtina zyratre kanë zhytur kombin në varferi. E ardhmja shqiptarve duhet të jetë në Bruksel dhe Jo në Siri. Liberalizimi dhe statusi frenon eksodet dhe lufton krimin. Muret europiane duhet të ngrihen ndaj qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, por jo mure kundër popullit”
















