Tentativa e arratisje nga një burg në Austri, nuk ka shkuar siç parashikohej për një shqiptar.
Sipas raportimeve të mediave austriake, një helikopter është ulur në burgun e qytezës austriake Korneuburg-s për të çuar një të burgosur shqiptar në spital.
Kjo, pasi shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ra nga një mur i lartë gjatë një tentativë për t’u arratisur nga burgu.
“Kronen Zeitung” raporton këtë të shtunë se i burgosuri ka thyer legenin dhe ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë, shkruan Syri.net.
















