Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Kumanovë, ku një grup maqedonas të prirë nga Boban Iliç, mbytën Almirin 4-vjeçar dhe i plagosën rëndë prindërit e tij në spitalin e Kumanovës, ka prekur shqiptarët, të cilët po solidarizohen me familjen e Almirit.
Në rrjetet sociale, shqiptarët ku do që jetojnë po solidarizohen me dhembjen e familjes së Almir Aliut, duke postuar foton e vogëlushit 4-vjeçar.
Përveç dhembjes që shprehin për vrasjen e vogëlushit, ata kërkojnë dënimin për autorët e krimit dhe po ashtu kërkojnë t’u jepet fund krimeve dhe urrejtjes së pashpjeguar që një pjesë e maqedonasve kanë ndaj shqiptarëve.
Siç raporton Teleskopi.net, “Me Valmirin”, “Unë jam Almiri”, janë tekstet që i janë bashkëngjitur fotove të Almirit, ndërsa shumë qytetarë veç shprehjes së ngushëllimit e komenteve, kanë shkruar edhe vargje për Almirin.















