Një i ri shqiptar do të përballet me akuzën e rëndë të përdhunimit të një të miture, pasi dhunoi seksualisht një 17 -vjeçare italiane. Ngjarja ndodhi në Rimini, në një diskotekë.
Siç raportojnë autoritetet italiane, shqiptari e ka përdhunuar minorenen në tualetin e diskotekës. E gjithë skena është xhiruar nga mikeshat e vajzës në telefon dhe u shpërnda në çast përmes Whatsapit.
Vajzat e tjera që ishin dëshmitare nuk e kuptuan në moment se mikesha e tyre po përdhunohej, çka shpjegon edhe disa të qeshura që dëgjohen në video, thanë karabinierët italianë. Mediat italiane shkruajnë se viktima 17 – vjeçare, e pyetur nga policia, tha se nuk mbante mend asgjë pasi kishte konsumuar shumë alkool.
Prokuroria e Riminit hapi menjëherë hetimet dhe bllokoi shpërndarjen e videos. Hetuesit janë vënë në kërkim të agresorit shqiptar, i cili gjendet në arrati.






















