Një histori dashurie për një shqiptar në Itali nuk ka kaluar dhe aq bukur. Ndarjen me ish të dashurën rumune 30-vjeçare nuk e ka pranuar dhe kaq lehtë.
27-vjeçari ishte në një lidhje dashurie prej disa muajsh me një rumune 30 vjeçare, e divorcuar dhe me fëmijë.
Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar kishte nisur lidhjen në muajin maj, por ajo nuk ka zgjatur shumë.
Rumunia ka vendosur të largohej për në Padova ku kishte jetuar më herët dhe ku kishte edhe një djalë.
Pas takimit të fundit në Faenza, shqiptari ka kërcënuar se do të vetëvritej me thikë, ndërsa ka tentuar ta marrë me forcë gruan në makinën e tij.
Fatmirësisht, një patrullë policie u gjend rastësisht në zonë, e cila ndërhyri duke arrestuar në flagrancë shqiptarin.















