Një polic nga fshati Pezë Helmës i Tiranës ka vrarë veten sot në mëngjes me armën e shërbimit. 39-vjeçari me iniciale E.K. ishte në shtëpi kur kreu këtë akt me bashkëshorten dhe prindërit e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, e cila përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, thotë se, ngjarja ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në Pezë helmës, në banesën e tij.
Punonjësi i policisë që është vetëvrarë është E.K. 39-vjeç dhe sapo ngjarja është raportuar drejt banesës së tij kanë shkuar kolegët, por e kanë gjetur të pajetë.
Grupi hetimor ka nisur hetimet rreth ngjarjes dhe deri tani ende nuk dihet motivi se përse 39-vjeçari i ka dhënë fund jetës.
Ja njoftimi i policisë
Më datë 12.07.2016, rreth orës 07:00, në Pezë Helmës, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit punonjësi i policisë, E. K., 39 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.















