E gjithashtu një pjesë të fajit për këto thyerje ndërvëllazërore i kanë edhe dy shtetet “amë”, Kosova dhe Shqipëria, të cilat nuk kanë bërë sa duhet ose hiç për pakicat shqiptare në këto tri shtete.
Nga ana tjetër, analistët politikë në Maqedoni mbeten skeptikë nëse do të arrihet unifikimi. Ata thonë se shqiptarët, të cilët banojnë në këtë shtet, tashmë janë tërësisht të zhgënjyer. Pavarësisht këtyre, analistët politikë nga Kosova vlerësojnë se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa që janë sot, duke përjashtuar këtu shqiptarët në Serbi, të cilët aktualisht janë në një situatë mjaft të vështirë.






















