E njëjta situatë meteorologjike parashikohet edhe gjatë orëve të natës.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5-6 ballë.






















