• Latest
  • Trending
  • All

Shqipërinë e kanë mbërthyer “lumpenët”!

06/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipërinë e kanë mbërthyer “lumpenët”!

06/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Gjon BRUÇI

Nëse do të rronte sot kolosi i filozofisë shkencore të komunizmit, Karl Marksi, dhe të njihej me borgjezët shqiptarë që mbretërojnë sot në pushtet, me siguri krahas termit “lumpen-proletarët” do të kishte përdorur dhe termin “lumpen-borgjezët”. Për të parët filozofi i madh gjerman pati shpjeguar se janë shtresa të shoqërisë ku përfshihen lypësit, prostitutat, gangsterët, mashtruesit, kriminelët e vegjël dhe të gjithë të “deklasuarit”, të “degraduarit” dhe të “degjeneruarit”, të cilët për fat të keq i ngjiten revolucionit shoqëror si “balta këpucës”, duke i sjellë atij më shumë dëme se dobi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

  Madje, nëse nuk arrihet të mënjanohen këto shtresa, vetë revolucioni degradon e dështon. Revolucionit socialist në vendin tonë, i cili nisi krahas Luftës për çlirim kombëtar dhe u zhvillua me ndërtimin e bazave të shoqërisë socialiste, krahas punëtorëve, fshatarëve dhe inteligjencës popullore, iu “ngjitën” edhe elementë të shtresave të mësipërme që Marksi i emërtoi “lumpen”. Masat revolucionarizuese të herëpashershme që PPSH me në krye Enver Hoxhën iniciuan dhe zhvilluan në fushën e edukimit revolucionar, kundër mykjes e burokratizimit të Partisë dhe të aparatit të shtetit, zhvillimit me konsekuencë të luftës së klasave si një domosdoshmëri për të ruajtur të pastër e të pacënuar karakterin popullor të pushtetit, bënë të mundur që revolucioni socialist në vendin tonë të ishte vital dhe i pastër në realizimin e objektivave të tij. Por me vdekjen e udhëheqësit, drejtuesit e rinj të partisë e të shtetit me Ramizin në krye, jo vetëm nuk e mbajtën në nivelin e duhur frymën revolucionare, por me qëllime ogurzeza e mënjanuan atë duke lejuar që “lumpenët” të penetronin jo vetëm në strukturat e shtetit, por dhe në ato të partisë që e udhëhiqte atë. Kjo ishte dhe një nga arsyet e përmbysjes së socializmit në vendin tonë në vitin 1990.

  Tani le të kalojmë tek klasa e përmbysur në 29 Nëntor 1944, klasa borgjeze shqiptare, e cila rimori pushtetin në vitin 1990. Themi klasa borgjeze, por ajo ishte një hibrid i shartuar me bajraktarë, agallarë, tregtarë, çifligarë etj., që as më vete e as të bashkuar nuk bënë kurrë një klasë solide në shoqërinë shqiptare. Mbi të gjitha kjo klasë borgjeze, apo quajeni si të doni, kurrë nuk u ngrit në nivelin e një klase kombëtare të mirëfilltë, si simotrat europiane. Klasa borgjeze e vendeve europiane mund të akuzohet për shumë gjëra, si shfrytëzuese e shtypëse e klasës punëtore, fshatarësisë, inteligjencës popullore dhe gjithë popullit. Ajo mund të akuzohet se falë oreksit për fitime i “dhuroi” Europës dhe Botës dy mënxyra, siç ishin dy Luftrat Botërore. Por me gjithë këto të këqija të dukshme, borgjezët perëndimorë me sistemin e tyre kapitalist, krahas fitimeve e superfitimeve për klasën e tyre, i sollën vendit edhe zhvillime të konsiderueshme.

 Po klasa jonë borgjeze, e vjetër dhe e re, me përbërje konglomerate (bejlerë, agallarë, tregtarë, bajraktarë, pronarë, borgjezë të rinj etj.), çfarë të mire i solli Shqipërisë, qoftë para vitit 1944, qoftë në këto 24 vjet të aplikimit të sistemit të pastër borgjez e kapitalist?  E gjithë kjo klasë e mësipërme në njëqindvjetëshin e fundit, jo vetëm nuk i dha asgjë vendit të vet, por në shumicën e rasteve u bë mashë e të huajve, të cilët, për shërbimet që u bënte, i shpërblente po me pasuri shqiptare, të cilën ia merrte popullit fukara. Ndërsa vendet fqinjë gjatë shekullit 19-të dhe fillim shekullit të njëzetë hynë në rrugën e zhvillimit falë investimeve që bënte klasa drejtuese, “paria” jonë, fitimet që nxirrte mbi kurrizin e rajasë e të popullit, nuk i investonte, por i groposte nëpër qypa apo i degdiste në bankat e Europës e të Amerikës, duke e lënë vendin më të varfërin e rajonit.

 E njëjta skemë po vijon edhe sot. Ish përfaqësuesit e klasës së djeshme, që unë e quajta klasë borgjeze konglomerate; ish pronarët, të persekutuarit, të dënuarit etj., etj., që morën e po marrin pronat e djeshme dhe shpërblimet apo dëmshpërblimet për dëmet që u janë shkaktuar, në vend që këto pasuri t’i investojnë në Shqipëri për interesat e tyre dhe të vendit, i kthejnë në monedha dhe me to në xhep e mbajnë frymën në vende të tjera të Europës e të Botës.  A nuk kam të drejtë që edhe këta borgjezë shqiptarë me përbërje konglomerate e të pakonsoliduar si klasë t’i quaj “Lumpenë”? Pikërisht këta “lumpenë” të borgjezisë u bashkuan me “Lumpenët” e proletariatit, apo të shoqërisë socialiste shqiptare, e cila siç thamë më sipër, pas vdekjes së Enver Hoxhës kishte nisur degjenerimin. Këta dy “lumpenë”, të mbështetur dhe nga reaksioni antishqiptar bënë të mundur përmbysjen e sistemit socialist dhe sjelljen në skenë të sistemit borgjezo-kapitalist, me veçoritë shqiptare të të gjitha të këqijave, por të asnjë vlere kombëtare.

Ndërrimi i sistemit në vitin 1990, nuk ishte vepër e revolucionit demokratik. Kurrfarë revolucioni nuk pati në fund të viteve nëntëdhjetë, por vetëm disa turma të manipuluara, të cilat krahas përmbysjes së pushtetit të popullit, “përmbysnin” e plaçkitnin dhe dyqanet, depot, magazinat e gjer tek fabrikat e kombinatet ku ishte investuar e ruhej pasuria kombëtare. Në krye të këtyre turmave, nuk pati as punëtorë e fshatarë, që përbëjnë pjesën dërmuese të shoqërisë, por nuk pati as intelektualë të mirëfilltë, të nevojshëm për drejtimin e revolucionit a lëvizjes së ashtuquajtur demokratike. Strukturën drejtuese të kësaj lëvizje të ashtuquajtur “demokratike” e përbënin pikërisht “lumpenët” që cituam më lart.

Boshtin ideologjik e politik të këtyre drejtuesve dhe për pasojë dhe të të gjithë lëvizjes në fjalë e pasqyron më së miri parulla “sinjifikative” e demokratikasve shkodranë, që ndërsa ktheheshin në ditët e para të “revolucionit demokratik” nga Tirana, ku kishin realizuar “aksionin” e radhës, dukë hyrë në Shkodër thërrisnin e brohorisnin me të madhe: “Shkodra jonë heroinë, priti hajnat se po vijnë”. Kjo parullë e shkodranëve në fillimet e demokracisë është realizuar e po realizohet për mrekulli gjatë gjithë këtij tranzicioni njëçerekshekullor.

“Aksioni” i vjedhjes së popullit nisi me shkatërrim – grabitjet e pasurive që sistemi socialist i kishte nëpër depo, magazina, vepra të ndërtuara, fusha të mbjella etj. Vijoj me grabitjen nëpërmjet shitjes dhe koncensioneve të pasurive të patundshme dhe burimeve materiale e minerale. U thellua me grabitjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me firmat piramidale, letrat e privatizimit etj, për të arritur gjer tek “arka e kursimit”, aty ku mbahet leku i shtetit dhe i popullit, siç është rasti më i fundit, ky i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.  Shqipëria në vitet nëntëdhjetë, pavarësisht nga mënyra e administrimit e të shpërndarjes së pasurisë, ishte një vend me resurse të lakmueshme pasurore. Nga ana tjetër, gjatë 24 vjetëve të të ashtuquajturit “sistem të demokracisë”, në vendin tonë kanë hyrë më miliona e miliarda dollarë e euro nëpërmjet donacioneve, shoqatave, investimeve të të huajve, remitancave të emigrantëve etj.

Ndërkohë popullsia konsumatore nuk është rritur, sepse një e treta e saj gjendet në emigracion në Europë e më tej. E megjithatë Shqipëria ka mbetur përsëri në vendin e fundit në rajon për nivelin e jetesës. Vetë liderët e demokracisë, por edhe institucione prestigjioze ndërkombëtare e thonë se Shqipëria, edhe tani pas njëzet e katër vjetësh të përmbysjes së socializmit, është nën nivelin ekonomik të asaj periudhe.

Shtrohet pyetja: Ku shkoi pasuria jonë kombëtare e krijuar për gjysëm shekulli me mundë e djersë të pashoqe? Po pasuria e krijuar gjatë viteve të demokracisë? Si ka mundësi që edhe energjinë elektrike, të cilën e prodhojmë me ujë lumi, e kemi në zgrip dhe me koston më të lartë në rajon? Si ka mundësi që ndërsa në vitin 1976 u sigurua plotësisht buka dhe ushqimi bazë për gjithë popullin, sot pas 38 vjetësh kemi me dhjetra e qindra mijë familje me asistencë mjerane apo nën nivelin e varfërisë? Pse shqiptarët edhe pas 24 vjetësh demokraci, vijojnë të mësyjnë kurbetin dhe azilin politik e ekonomik në Europë e në Amerikë? Mos vallë Shqipëria jonë nuk i mban në jetë normale milionët e saj të pakët? Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk është pamundësia e Shqipërisë për të mbajtur normalisht banorët e saj, por liderët drejtues të saj, të cilët me veprimet e tyre e kanë zeruar e po e zerojnë këtë mundësi. Këta drejtues politiko-shtetëror, jo vetëm nuk kanë asnjë aftësi menaxhuese nga ana teknike, por u mungon ajo me kryesorja: Patriotizmi apo nacionalizmi për vendin e tyre.

Se ç’mund të presësh nga “lumpenët” e çfarëdo shtrese apo klase qofshin? Një aktor shkodran, në një skeç të interpretuar para disa kohësh, kishte një batutë të goditur. I habitur me sukseset si biznesmen të ish nxënësit të tij, që kishte përsëritur klasat e tetëvjeçares nga dy e tri herë, thotë para publikut: “Ka rënë parja në dorë të horrit!”    Në rastin tonë, jo vetëm paraja, por e gjithë godina e shtetit ka rënë në duart e horave, në duart e “lumpenëve”. Mjafton të ndjekësh situatën e sotme të krimit, të vjedhjes, të grabitjes, të politikës ekstreme pozitë-opozitë, të krizës ekonomike, shpirtërore e morale etj. dhe bindesh se “lumpenët” i kemi në çdo damarë të shtetit e të pushtetit.

Nuk mohohet që elementë të veçantë në politikë, në pushtet e në shtet po punojnë e djersiten për të stabilizuar e rilindur vendin. Por numri i tyre përpara skotës së “lumpenëve” është tepër i vogël. Këtë shumicë parazitësh nuk ka reformë rilindjeje apo ringjalljeje që të mund ta shqitë nga piramida e shtetit. Ajo është bërë pjesë e saj, madje palcë e konsoliduar e këtij shteti të sistemit borgjezo-kapitalist. Asnjë shpresë nuk ka që këta të “dorëhiqen” nga zullumet e tyre. Këtë argument na e jep administratori më i rëndësishëm i vendit, Guvernatori i Bankës me sejmenët e tij, që megjithëse janë kapur me presh në dorë, nuk e lëshojnë kurrsesi “preshin”.  Vetëm përmbysja e kësaj piramide me emrin fals “shtet ligjor e demokratik”, mund ta nxjerrë vendin tonë nga kolapsi ku e kanë futur “lumpen-proletarët” dhe “lumpen-borgjezët”. Këtë përmbysje nuk mund ta bëjë asnjë “Reformë rilndase” e partive borgjeze, “të majta” apo “të djathta” qofshin, përveçse populli, i cili, nuk do të vonojë ta “shkundë” kurrizin ku i kanë hipur këta horra, për t’i plandosur në baltën e turpit antikombëtar.

Previous Post

Arrestimi i Fullanit, Meta: Hetim deri në fund. Basha: Politika të mos ndikojë

Next Post

Kur 100 vite më parë, mishmashi politik dhe kombëtar “kishte kuptim”?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kur 100 vite më parë, mishmashi politik dhe kombëtar “kishte kuptim”?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.