“Dëshira e Serbisë është rruga drejt Europës dhe pa fqinjësi të mirë kjo nuk mund të arrihet”.
“Nuk e di që Enver Hoxhaj e ka kundërshtuar shkuarjen e Edi Ramës atje, e kam lexuar deklaratën e tij”.
“Faktor i fuqishëm Shqipëria nuk është, por mund të ndihmojë shumë në çështjen e Kosovës”.
“Shqipëria me kushtetutë të saj ka pas të drejt dhe ka të drejt ta mbrojë çdo shqiptarë në rruzullin tokësorë”.
“Shqipëria deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e ka ngritë zërin për Kosovën”.
Këto komente Haliti i ka bërë në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
Nënkryetari i Kuvendit ka folur edhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
“Procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i gjatë. Kërkesën për këtë pranim e bën Ministria e Jashtme, kryeministri ose presidenti”.
“Ne kemi bërë një veprim tjetër që delegacionin e Kuvendit të Kosovës e ka futur në sallën plenare të Këshillit të Europës”.
“Pra ne kemi bashkëpunuar ngushtë me delegacionin e Shqipërisë, aq sa ne kemi qenë të përkushtuar për të realizuar këtë arritje, merita ka edhe Valentina Leskaj nga delegacioni i Shqipërisë”.






















