Në një njoftim për shtyp thuhet se, në këtë aksion, që ka zgjatur një javë, kanë marrë pjesë 52 shtete dhe 5 agjenci ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.
Në përfundim të tij janë sekuestruar 2.3 tonë kokainë, 181 mijë e 550 euro, ndërsa janë shpëtuar nga rrjetet e trafikut 529 persona. Numri i të arrestuarve ndërkohë është 314.
Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale me bazë në selinë e Europolit, në Hagë. Nga ana e saj, Policia e Shtetit, përveç se me agjentë në terren, ka kontribuar edhe duke shkëmbyer informacione me policitë partnere.























