• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria e pistë dhe Ligji i mbetjeve

27/09/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 17 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria e pistë dhe Ligji i mbetjeve

27/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Shkruan: Skënder Minxhozi

Sezoni veror mbushi rrugët dhe hotelet e vendit me të huaj e shqiptarë në kërkim të diellit, ujit dhe ajrit të pastër. Është momenti kur njeriu vendoset me afër se kurrë me natyrën, duke kthyer sytë nga ambjenti ku jeton. Kështu ndodh edhe me ne shqiptarët, ndonëse tradicionalisht shqisat tona janë të vakëta ndaj papastërtive dhe kaosit ambiental. Vera e këtij viti nuk i shpëtoi informacioneve për gjendjen ku ndodhet sot mjedisi në Shqipëri, për situatën e plazheve, zonave turistike, zonave malore, atyre urbane, rrugëve e lumenjve. Fotografia e këtij viti nuk ndryshon shumë nga “standardi”: plehrat gjenden sërish nëpër cepat e lagjeve e mahallave, periferitë e qyteteve, grykëderdhjet e lumenjve, ujrat gjarpërues të liqeneve të hidrocentraleve, nëpër shkurret që rrethojnë zonat e banuara të të gjitha madhësive.

Në këto kushte, futja e një ligji për mbetjet në parlament, nuk kishte si të mos krijonte efektin e shishes se benzinës mbi një zjarr të madh drush të thata. Qeveria preferoi të mos bënte asnjë parapërgatitje për hapin që po hidhte, duke i besuar elokuencës së kudondodhur të kryeministrit dhe garancive të tij e të zyrtarëve rreth tij, për diferencat e ligjit të ri nga draftet e vjetra dhe për moscënimin e ambientit edhe ashtu të rënduar shqiptar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Beteja parlamentare që pasoi ishte gjëja më e parashikueshme që mund të imagjinohej. Sepse ishte e lehtë, fare e lehtë, ta gjuaje me gur, ta politizoje e ta mallkoje një ligj që mban brenda fjalën “plehra” (ose edhe mbetje, për shqiptarin e mesëm është e njëjta gjë). Edi Rama preferoi t’i hyjë edhe një herë detit në këmbë, pa marrë me vete jelek shpëtimi. E ka bërë edhe në të shkuarën, nuk është gjë e re kjo për stilin me të cilin qeveris prej më shumë se një dekade, në fillim Tiranën e sot gjithë vendin.

Por a ishte kjo mënyra më e mirë për t’u servirur shqiptarëve një ligj delikat dhe me pasoja potenciale për të tashmen dhe të ardhmen e tyre? A ishte me vend që, pa shpjeguar asnjë nuancë të ligjit të ri, pa kryer asnjë fushatë sensibiluzuese, pa bërë asnjë konsultim publik me grupet e interesit, qytetarët, mediat etj, të hidhej në furnellën e parlamentit “gjella” e radhës? Nëse kishte një hap që duhej matur mirë para se të hidhej, ishte pikerisht ky! E jo të prodhohej një situatë absurde konfrontimi parlamentar, ku qeveria nuk arrin të bindë dot as deputetët e saj, e jo më qindrat e mijërat e shqiptarëve të thjeshtë para televizorit!

Logjika e ftohtë, reflektimi i asaj që ne shohim sot, kur ligji ka kaluar dhe reagimet janë parë e dëgjuar, ta thotë se qeveria bëri të paktën një gabim të rëndë taktik. Sepse gabimet e tjera eventuale do të fillojnë të zbulohen gradualisht me kalimin e kohës. Dhe gabimi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: në një vend që s’ka pastruar mbeturinat që prodhon përditë, që jeton nën trysninë e shisheve plastike nëpër lumenj, të ambalazheve gjithfarësh nëpër zonat urbane e rurale, të tymit kanceroz të zonës së Krujës, të landfilleve që mungojnë apo janë të mbingarkuara – në një vend të tillë më parë duhet të pastrosh, pastaj të importosh plehra, apo edhe mbetje. Quaji si të duash!

Është një përplasje logjike mes realitetit dhe të ardhmes që na serviret, që shqiptari i sotëm po tregon se nuk është i gatshëm ta përtypë. Thuaji sa të duash që unë do të sjell “lëndë të parë” për industrinë e riciklimit, sytë e tij do të kthehen menjëherë tek shishet, qeset, kanoçet, gomat e përdorura, fabrikat mostër të çimentos, karkasat e makinave dhe gjithfarë rrangullash të tjera që tranzicioni i solli, por nuk i pastroi kurrë. Pyetja më elementare është sesi një vend që nuk pastron dot plehrat e tij “të kategorisë së dytë”, qenka i gatshëm të pranojë e përpunojë me standarde evropiane plehrat e “kategorisë së parë”?!

Së dyti, një aspekt tjetër delikat dhe shqetësues i ligjit të ri, është ai që ka qenë prezent edhe me projektet e tjera të mëparshme: sa do të jetë në gjendje shteti ynë që të disiplinojë importin e plehrave? Me fjalë të varfra, sa do të jemi në gjendje, në një shtet dhe administratë ku shitet e blihet çdo copë letre e license dhe ku korrupsioni endemik prodhon rregullisht shkelje ligjesh e standartesh, që të jemi realisht të qetë që në anijet e trenat që do sjellin mbejtet për riciklimin, nuk do të ketë substanca të dëmshme apo të rrezikshme për shëndetin tonë? Kryeministri po e vendos veten dhe administratën e tij doganore para një sfide të rëndë dhe tejet impenjuese. Le të shohim sesa do t’ja dalë, pasi sot çdo celular është një aparat fotografik dhe një kasetofon incizues, në dispozicion të emisioneve investigative kudo në median shqiptare.

Kalimi i ligjit të ri për mbetjet, kështu siç erdhi dhe u votua, ka sërish formën e një basti me jetën dhe mirëqenien e njerëzve. Dhe dihet që bastet mund të fitohen, por edhe mund të humben.

Post Views: 58
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Anëtari i bordit të Konkurrencës, Muhamet Krasniqi ndalet në aeroportin e Beogradit

Next Post

Gëzim Kelmendi parasheh zgjedhje të parakohshme sivjet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gëzim Kelmendi parasheh zgjedhje të parakohshme sivjet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.