Shqipëria e Kosova janë prezantuar me prodhimin e përbashkët kinematografik në festivalin prestigjioz të Karlovy Vary-t. Filmi “Bota”,
bashkëprodhimi parë mes Kosovës dhe Shqipërisë, është shfaqur premierë botërore në festivalin prestigjioz të Karlovy Vary në Çeki. Filmi me regji e skenar të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit është shfaqur në kuadër të garës “East of the West” të festivalit që ka nisur më 4 korrik dhe do të zgjasë deri më 12 korrik. Karlovy Vary International Film Festival është festival i kategorisë A dhe prezantimi i filmit në vendin e mbërritjes së yjeve të kinemasë, regjisorëve dhe producentëve nga e gjithë bota është mundësi e mirë për të prezantuar kinematografinë shqiptare, por edhe për të promovuar vendin tonë. Artistët pjesëmarrës në film janë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, e madhja Tinka Kurti, Guljem Radoja, dhe Alban Ukaj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















