Tetëmbëdhjetë emigrantë shqiptarë dhe dy shtetas britanikë janë shpëtuar nga Roja Bregdetare e Britanisë së Madhe, pasi rrezikuan të mbyteshin në brigjet e kanalit anglez, Kent.
Ngjarja u zbulua pasi disa prej pasagjerëve telefonuan të afërmit e tyre në Calais, duke i njoftuar se ndodheshin në vështirësi. Kjo bëri që autoritetet franceze të kontaktonin me Rojën Bregdetare Britanike.
Drejt vendit të ngjarjes u nisën një helikopter dhe një anije, për t’u ardhur në ndihmë 18 shqiptarëve dhe 2 kontrabandistëve. Emigrantët shqiptarë u dërguan në Zyrën e Emigracionit, ku u pyetën lidhur me ngjarjen dhe personat që kishin organizuar udhëtimin e paligjshëm.














